8.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Koordinatori Hoti përcjell zhvillimin e garave

Rexhep Hoti, Koordinator Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, ka vizituar sot Shkollën Fillore të Mesme të Ulët Eqrem Çabej në Mitrovicë.

Hoti i shoqëruar nga Drejtori Komunal i Arsimit, Egzon Jashari u pritën në takim nga drejtoresha e shkollës, stafi i mësimdhënësve si dhe nxënësit me të cilët diskutuan rreth zhvillimit të Garave Nacionale në Sport dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik.

“Programi Nacional për Rininë u realizua me sukses falë angazhimit dhe punës suaj si dhe vullnetit të nxënësve sepse për herë të parë në republikën tonë të gjithë nxënësit mund të marrin pjesë në garë dhe kjo është e bukura e programit. Ky program u përket nxënësve dhe nuk është i asnjë subjekti politik. Jam shumë i kënaqur me rezultatet që keni arritur në garat paraprake e edhe më i lumtur kur shoh se përgatitja po vazhdon për garat tjera”, tha Koordinatori Hoti.

Edhe drejtori i arsimit u shpreh falënderues dhe i kënaqur me rezultatet e garës dhe tha që janë duke bërë përgatitjet e nevojshme edhe për fazat tjera të garave si në sport, ashtu edhe në kreativitet.

“Z. Hoti ka një bagazh shumë pozitiv dhe siç tha ai është e pamundshme që vetëm një person t’i mbajë në dinamikë të gjithë. Mirëpo, ne do të punojmë të gjithë për një mision të shenjt siç është arsimi. Është shumë e rëndësishme nxitja e brendshme e nxënësit për sukses dhe me këto gara po arrihet ky efekt”, theksoi Drejtori Jashari.

Edhe drejtoresha e shkollës Remzije Alidemaj u shpreh e kënaqur me realizimin e Programin Nacional për Rininë si dhe me rezultatet që janë arritur nga garat, ndërkohë që theksoi se në nivelin e shkollës ata tashmë kanë nxjerrë rezultatet e garave dhe se po përgatiten për nivelin komunal.

Në shenjë falënderimi, një nxënës i shkollës Eqrem Çabej i dhuroi Koordinatorit Hoti një skulpturë të heroit Gjergj Kastrioti Skënderbeu, të punuar nga vet ai. Ndërkaq, nxënësit tjerë në prani të koordinatorit zhvilluan një lojë shahu e cila nga shtatori i këtij viti do të jetë pjesë e Garave Nacionale në Sport.

Më Shumë

Ballkani fiton dhe e konsolidon pozitën e parë në tabelë

Ballkani e ka konsoliduar udhëheqjen e tabelës së Superligës së Kosovës në futboll, duke bërë dy pikë më shumë se sa Drita dhe pesë...

Mbi 1 mijë e 500 gjoba trafiku të shqiptuara për 24 orë në Kosovë

Policia e Kosovës ka shqiptuar një mijë e 516 gjoba trafiku në 24 orët e fundit. Ndërkaq, janë regjistruar edhe numri i përgjithshëm i aksidenteve...

Lajmet e Fundit