13.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Koordinatori Hoti shpërndan librat në Viti dhe Han të Elezit

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, u ka dhuruar 350 sete librash në vlerë prej 50 eurosh nxënësve në Komunën e Vitisë dhe Hanit të Elezit.

Të gjithë këta nxënës ishin fitues të garës Nacionale në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik dhe garës Nacionale të Diturisë.

Në Viti e Han të Elezit, me rastin e ndarjes së shpërblimeve, koordinatori Hoti theksoi rëndësinë e garës dhe të arsimit, duke thënë se këto komuna kanë qenë shembull i mirë i organzimit.

“Është nder dhe privilegj për mua të jem sot para jush duke ju dhuruar libra, sepse pikërisht nga libri ka filluar gjithçka. Nëpër libra ju keni mësuar dhe mësoni sa e rëndësishme është të jesh i ditur. Duke lexuar ju hapni dritare e horizonte të reja të jetës, prandaj jo rastësisht libri është shpërblimi për më të mirin e garave në Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik si dhe në Dituri. Fitues si ju sot në gjithë Kosovën i kemi plot 44 mijë e 723. Që të gjithë me ndihmën e DKA-së, mësimdhënësve e prindërve kanë marrë pjesë në një proces garues dhe kanë treguar rezultate te jashtëzakonshme”, tha Hoti.

Edhe Drejtoresha komunale e arsimit në Viti, Fatbardha Emini, duke falënderuar Hotin për librat, foli për rëndësinë e shpërblimit si formë motivuese për nxënësit.

Komuna e Vitisë ka pasur 954 nxënës fitues në të gjitha nivelet e garës nacionale në Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik si dhe në Dituri, shtatë nga ta në nivelin republikan.

Ceremonia e shpërndarjes së librave u zhvillua edhe në Han të Elezit ku përveç zyrtarëve institucionalë, mësimdhënësve e nxënësve, të pranishëm ishin edhe prindërit.

Aty me libra u shpërblyen 459 fitues nga klasa e parë deri në të dymbëdhjetën.

 

 

 

 

Më Shumë

I caktohet masa e ndalimit prej 48 orëve personit që plagosi ish-vjehrrin në Dragash

  Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë të ditur se të dyshuari me inicialet O.M i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve, pasi...

Moti sot me diell dhe vranësira

Moti sot parashihet të jetë me diell dhe vranësira, të cilat gjatë ditës pritet të shtohen, ku ka mundësi të sjellin ndonjë reshje të...

Lajmet e Fundit