25.9 C
Prizren
E hënë, 15 Shtator, 2025

Korçë: Nuk hapen shkollat në zonat malore

Pas rreshjeve të borës, moti i acartë ka pushtuar qarkun juglindor të Shqipërisë. Temperaturat kanë arritur në -8 gradë celcius ndërsa janë shoqëruar edhe me probleme.

Në aksin Korçë- Dardhë dhe Korçë-Ersekë janë krijuar shtresa akulli çka kërkon detyrimisht përdorimin e zinxhirëve ndërsa në pjesën tjetër të akseve situata raportohet normale.
Problematike mbeten edhe zonat e thella malore ku si pasojë e vështirësive në infrastrukturë ka probleme për zhbllokimin e rrugës. Nga ana tjetër në shkollat e zonave rurale mësimi do të zhvillohet me orë të reduktuara ndërsa ka pasur një ulje të frekuentimit nga fëmijët si pasojë e të ftohtit.

Në Proptisht, Mokër dhe në disa zona të Kolonjës ka pasur edhe probleme me furnizimin me energji elektrike por po punohet për rregullimin e saj, raporton TCH, transmeton Klan Kosova.

Për qytetarët e Korcës dimri i ashpër dhe temperaturat e ulta nuk janë diçka e papritur por në prag pranvere situata bëhet pak më e vështirë për t’u menaxhuar.

Stuhia dimërore e cila ka përfshirë gjithë vendin pritet të bëhet edhe më e vështirë ditën e nesërme pasi temperaturat sipas parashikohet të ulen edhe më tepër.

Më Shumë

Bashkimi shënon fitore bindëse në ndeshjen kontrolluese ndaj Vëllaznimit

Bashkimi ka regjistruar fitoren e tretë radhazi në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri. Skuadra prizrenase triumfoi bindshëm ndaj Vëllaznimit me rezultat 92:55,...

Babai i Elvis Rexhbeçajt dhuron topa dhe pajisje sportive për Drinin e Bardhë

Rexhë Rexhbeçaj, babai i futbollistit të Kombëtares së Kosovës dhe skuadrës gjermane, Augsburg, Elvis Rexhbeçaj, ka dhuruar për Drini i Bardhë topa futbolli dhe...

Lajmet e Fundit