3.1 C
Prizren
E enjte, 21 Tetor, 2021

Korenica: Ia uroj fitoren Latifit nëse fiton pa shantazhe apo blerje votash

Smajl Latifi i AAK-së dhe Visar Korenica i Vetëvendosjes, do të synojnë sërish ta sigurojnë një ulëse për të parin e Rahovecit në zgjedhjet e balotazhit që mbahen më 14 nëntor, raporton Ekonomia Online.

Kandidati i VV-së, për kryetar të Rahovecit, Visar Korenica thotë se janë në fazën e vlerësimeve të rezultatit të 17 tetorit, teksa thotë se janë në diskutim për të lidhur koalicione me partitë tjera.

Korenica është shprehur i gatshëm t’ia urojë fitoren Smajl Latifit, nëse sipas tij, këto nuk fitohen me shantazhe apo me blerje votash.

Sa i përket lidhjes së koalicioneve me partitë tjera, ai ka thënë se kjo çështje do të diskutohet edhe në kryesinë e partisë.

“Momentalisht jemi në fazën e vlerësimit të zgjedhjeve që dolën nga zgjedhjet e lira më 17 tetor, dhe po vlerësojmë rezultatet që kanë dalë. Gjithsesi do të vlerësojmë edhe situatën e tillë që mund të krijohet me mundësinë e lidhjes së koalicioneve me partitë e tjera. Gjithsesi këtë do ta diskutojmë në parti me kryesinë, dhe do ta shohim nëse do të lidhim marrëveshje apo jo. Jemi në fazën fillestare dhe konsideroj që çdo formalizim i mëtutjeshëm do të bëhet publike nëse e marrim një vendim të tillë nga kryesia”, tha Korenica.

Teksa ka folur për rezultatin e zgjedhjeve të 17 tetorit, Korenica thotë se 53 për qind e qytetarëve të Rahovecit nuk janë të kënaqur me punën e kryetarit aktual, gjersa kërkon përkrahje nga partitë tjera.

“Ajo çka është me rëndësi si rezultat që doli nga këto zgjedhje është se 53 për qind e qytetarëve të Rahovecit nuk janë të kënaqur me punën e kryetarit aktual. Ne duhet të shtojmë angazhimin tonë për të bërë thirrje kanë votuar partitë e tjera, të na bashkohen dhe të na ndihmojmë që bashkërisht të dalim fitues në garën e dytë të zgjedhjeve që do të mbahen më 14 nëntor. Gjithmonë duke e konsideruar shumë të rëndësishme programin i cili ka për synim zhvillimin e Komunës së Rahovecit, e jo stagnimit që ka ndodhur tash e sa vite”, u shpreh ai.

Shkaktar tjetër për këtë rezultat sipas Korenicës është dalja e ulët e votuesve në qytet, por që thotë se po punojnë që t’i bindin qytetarët për të dalë më 14 nëntor.

“Vlerësimet e para janë se kemi pasur një ulje të daljes së votuesve në qytet dhe kjo ka ndikuar që të kemi një numër më të ulët të votave, megjithatë në raundin tjetër do të angazhohemi më shumë që të gjithë qytetarët të ushtrojnë të drejtën e votës. Nuk jemi shumë mbrapa në analizat tona, jemi më mirë sesa është pasqyruar në media, megjithatë rezultatet do të vijnë ndryshe”, u shpreh ai.

Korenica është shprehur i gatshëm t’ia urojë fitoren kundërkandidatit të tij, nëse i fiton zgjedhjet, por që frikën më të madhe e ka se AAK-ja mund të fitojë zgjedhjet me shantazhe apo me blerje votash.

“Gjithsesi është shprehje e vullnetit demokratik nëse qytetarët e vlerësojnë më të mirin dhe nëse ndodh ajo, do ta urojmë por shpresoj që mos të keqpërdorët vota dhe të shkojë gjithçka mbarë. Në raste tjera shkohet me shantazhe, me kërcënime apo me blerje vota, atëherë do të hezitojmë ta urojmë. Ka ndodhur edhe në komunat tjera, sepse kjo është forma e vetme e asaj që kanë mundur ta nxjerrin një rezultat tjetër, përndryshe do të ishte një vullnet tjetër që do ta pasqyronte rezultat tjetër”, tha ai.

Më Shumë

Haskuka voton në ora 11:00

Kandidati për kryetar të Komunës së Prizrenit nga Lëvizja Vetëvendosje, Mytaher Haskuka, do të votojë në shkollën e mesme të lartë teknike “11 Marsi”,...

EXIT POLL i Baton Haxhiut: Tri komuna fitore pa balotazh, e katërta në pikëpyetje

Sipas “Exit Poll-it” të fundit të Albanian Post tri komuna të Kosovës shkojnë pa balotazh, ndërsa e katërta është në pikëpyetje. Pjesëmarrja e qytetarëve në...

Korenica: Ia uroj fitoren Latifit nëse fiton pa shantazhe apo blerje votash

Smajl Latifi i AAK-së dhe Visar Korenica i Vetëvendosjes, do të synojnë sërish ta sigurojnë një ulëse për të parin e Rahovecit në zgjedhjet...

Totaj: Jam optimist se do të gjejmë gjuhë të përbashkët dhe të arrijmë të formojmë koalicion

Kandidati për Prizrenin nga radhët e PDK-së, Shaqir Totaj, nuk e ka mohuar faktin e formimit të një koalicioni. “Jemi në balotazh akoma nuk e...

Gastronomët kërkojnë lirimin e masave, paralajmërojnë protestë nëse kërkesa shpërfillet

Përfaqësuesit e Shoqatës së Gastronomëve janë takuar me ushtruesen e detyrës së Ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexhan, për të diskutuar rreth masave anti-COVID. “Kërkesa jonë...

Propozohen prova të reja në rastin e rrënimit të aneks objektit “Abi Çarshia”

Në Gjykatën Themelore në Prizren, sot ka vazhduar shqyrtimi gjyqësor në rastin ku po akuzohet Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes...

Spitali i Prizrenit,  3 pacientë po trajtohen me Covid 19

Bazuar në raportet e dërguara nga klinikat COVID-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, në 24-orët e fundit, në trajtim janë 71 pacientë nga COVID-19,...

Sondazhi nga RTV Dukagjini për Prizrenin: Mytaher Haskuka i LVV-së prin me 44.5%

Sondazhi nga RTV Dukagjini për Prizrenin: Mytaher Haskuka i LVV-së prin me 44.5% RTV Dukagjini ka porositur një sondazh për Prizrenin, i cili është realizuar...

Ndalohen për 48 orë personat që shitën ose blenë vota në Malishevë

Dy persona janë arrestuar në Malishevë, sepse dyshohet se kanë bërë blerje ose shitje të votës, gjë që ndalohet me ligj. Ndalimin e tyre...

Totaj për koalicionet: Shumë shpejt do t’i nisim bisedimet me partitë, s’kemi kufizime për askënd

Pas rezultatit të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit është kuptuar se edhe Komuna e Prizrenit ka shkuar në balotazh. Lëvizja Vetëvendosje me Partinë Demokratike...

Ukaj: PDK-ja e ka programin më të mirë për bizneset

Kandidati i PDK-së për kuvendar të Prizrenit, Islam Ukaj, në kuadër të fushatës zgjedhore ka takuar fabrikën e çokollatës "Kamila", biznesin "Fortesa" si dhe...

Gjendet i vdekur një person në Brezovicë

Një person është gjetur pa shenja jete, në shtëpinë e tij në Brezovicë Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24...

109 vjeçarja voton në Prizren (VIDEO)

109 vjeçarja, Xhevahire Mustafa nga Prizreni e ka hedhur votën e saj. Ajo tha se në të gjitha zgjedhjet e ka shfrytëzuar të drejtën e...

AAK-ja prin bindshëm në Rahovec

Numërimi i votave po bëhet edhe në komunën e Rahovecit, ku kandidati i AAK-së, Smajl Latifi po prin bindshëm me 49% të votave. I dyti...

Shabani: Angazhimet tona vazhdojnë në balotazh, për ta përmbyllur fitoren e PDK-së në Dragash

Kandidati për kryetar i Komunës së Dragashit nga Partia Demokratike e Kosovës, Shaban Shabani, ka falënderuar qytetarët e kësaj komune për siç ka thënë...

Hajnat bëjnë kërdi në një shtëpi në Rahovec, vjedhin ari dhe para me vlerë mbi 25 mijë euro

Mbrëmë në fshatin Brestovc të komunës së Rahovecit disa persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e ankuesit dhe kanë vjedhur para të gatshme,...

Lajmet e Fundit