Sulm seksual ndaj një gruaje, trajneri serb dënohet me tre vjet burgim

“Sulm seksual” është akuza që mban mbi supe trajneri serb Milutin Sredojevic, i cili udhëheq kombëtaren e Ugandës.

Ai është dënuar me tre vjet burgim.

Vendimi u mor në Gjykatën Rajonale të Afrikës së Jugut.

Sredojevic e quajti këtë akuzë si komplot i mirë organizuar.

“Këto raporte janë të bazuara në një komplot të mirë-orkestruar të disa njerëzve mashtrues dhe dashakeqë pa fytyrë, të prirur për të njollosur emrin tim dhe duke përdorur të gjitha mjetet për të më vendosur dhe për të shkaktuar poshtërim të imazhit tim”.

Sipas raportimit të mediave ndërkombëtare trajneri që njihet me nofkën “Michu”, u akuzua nga një grua 39 vjeçare.

Ajo kishte deklaruar se ishte sulmuar nga 52 vjeçari në një stadium gjatë një turneu sportiv dhjetorin e kaluar, ndërsa ajo ishte duke punuar duke shpërndarë kafe.

Përmes një deklarate, Zyra e Prokurorit të Afrikës së Jugut zbuloi se viktima e pyeti trajneri Sredojevic nëse kishte nevojë për sheqer me kafen dhe ai iu përgjigj se kishte nevojë për “një lloj tjetër sheqeri”, ndërsa tregonte pjesët e tij intime.

Nëse trajneri tashmë bën diçka tjetër të paligjshme, ai do të shpallet në kërkim ndërkombëtare për ta sjellë më pas në burg për llogari të Afrikës së Jugut.

Më Shumë

Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë për shitblerje të narkotikëve ndaj shtetasit të Shqipërisë

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër Z.D., shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili gjendet nën masën e paraburgimit,...

Zyrtare: Edvin Kuc rikthehet te Ballkani i Suharekës

Ballkani e ka rikthyer ish-mesfushorin Edvin Kuc sërish në Suharekë. Kuc që dikur ishte kapiten i “Xhebrailave” është rikthyer sërish me objektivin që ta fitojë...

Lajmet e Fundit