12.1 C
Prizren
E diel, 9 Nëntor, 2025

Koronavirusi në Kosovë, 10 milionë euro humbjet ditore

Restorantit të hapur para 15 vjetëve, pronari Faton Abdullahu është detyruar t’ia vërë drynin.

Shkak për këtë janë masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës për parandalimin e përhapjes së pandemisë koronavirus, shkruan Koha.

Mbyllja e lokalit që mban emrin e gjeniut të muzikës klasike, “Mozart”, nuk ka ndikim vetëm në afarizmin personal të Abdullahut. Për efekt, ajo ka lënë pa punë 15 punëtorë.

“Pagat e punëtorëve i siguroj nga qarkullimi i lokalit. Në mungesë të qarkullimit i kam paguar vetëm për 15 ditë të këtij muaji. Më shumë nuk kam se si t’i paguaj”, ka deklaruar ai. Përveç pagave të punëtorëve, ai thotë se duhet të paguajë edhe qiranë e lokalit.

“Po 800 euro e kam qiranë mujore, plus duhet të paguaj edhe rrymën për shkak se në lokal kam pajisje që shpenzojnë rrymë edhe në kohën kur lokali qëndron mbyllur”, ka thënë ai.

Më Shumë

Andersoni i Bashkimit, MVP i derbit dhe javës

Java e katërt e ProCredit Superligës dhuroi sfida interesante. Bashkimi fitoi derbin ndaj Sigal Prishtinës, duke mbetur i pamposhtur në elitë dhe njëkohësisht ia...

PDK-ja dhe LDK-ja lidhin koalicion për balotazhin në Prizren

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar arritjen e një koalicioni për bashkëqeverisje me Lidhjen Demokratike...

Lajmet e Fundit