Kosova burimi kryesor i turistëve në Shqipëri

Sezoni turistik këtë verë në Shqipëri pritet të shënojë një rritje krahasuar me vitin e kaluar, kur kufizimet dhe situata e pandemisë Covid-19 ishte më e rënduar.

Por pavarësisht lehtësirave që pritet të aplikohej këtë sezon, sërish operatorët turistikë janë skeptikë për ardhjen e turistëve nga Evropa.

Sipas të dhënave, më së shumti turistët që pritet të vijnë sivjet në jug të Shqipërisë do të jenë kryesisht shqiptarët e rajonit ato të Kosovës, maqedonas dhe nëse do të rihapen vende si Polonia dhe Çekia, që kanë masa izolimi për shkak të situatës nga Covid-19.

Ndryshe, sfida e operatorëve shqiptarë, këtë sezon do të jetë konkurrenca me homologët e tyre në Mal të Zi, të cilët kanë filluar bum rezervimesh për shkak të uljes së çmimeve.

Aktualisht, i gjithë personeli i operatorëve turistike të vendit janë në proces vaksinimi kundër Covid-19, në mënyrë që të kemi një sezon sa më të qetë dhe të sigurt për pushuesit. /A2News/

Më Shumë

Familja në Korishë në telashe me arushën, iu shfaqet rregullisht në oborrin e shtëpisë

Banorët e fshatit Korishë të komunës së Prizrenit, janë në telashe nga kafshët e egra. Një qytetar i atjeshëm, ka dërguar pamje në redaksinë e...

Numërimi i votave drejt fundit, LVV 44.11%, PDK 20.80% dhe LDK 17.11%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i verifikimit dhe numërimit të votave po vazhdon në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dhe në...

Lajmet e Fundit