9.4 C
Prizren
E shtunë, 11 Prill, 2026

Kosova i rikthehet stërvitjeve, përgatiten për sfidën ndaj Sllovenisë

Pas ndeshjes së djeshme ndaj Shqipërisë, Përfaqësuesja e Kosovës ka vazhduar sot ( e enjte) me stërvitje në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e radhës kundër Sllovenisë, të cilën e zhvillon të dielën në Lubjanë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar se ekipi përfaqësues i udhëhequr nga trajneri Muharrem Sahiti ka vazhduar sot me stërvitje pas humbjes së djeshme ndaj Shqipërisë.

Ekipi përfaqësueses stërvitjet po i zhvillon në Shijak, ndërsa lojtarët që kanë luajtur dje kanë bërë rigjenerim në plazhin e Durrësit.

“Pas ndeshjes së djeshme ndaj Shqipërisë, Përfaqësuesja e Kosovës ka vazhduar sot me stërvitje në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e radhës kundër Sllovenisë, të cilën e zhvillon të dielën në Lubjanë në kuadër të Ligës së Kombeve”.

“Në stërvitjen e sotme, e cila u zhvillua në Shijak, ishin të pranishëm 11 futbollistë, derisa pjesa tjetër që luajtën më shumë minuta në miqësoren e djeshme, kanë kryer rigjenerim në plazhin e Durrësit”.

“Gëzon fakti se të gjithë futbollistët janë në gjendje të mirë dhe nuk kanë lëndime”.

“Dardanët do të kryejnë edhe nesër një stërvitje, derisa të shtunën do të nisen për në Slloveni”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Më Shumë

Ylli me fitore të vlefshme në luftë për vendin e katërt

Në një ndeshje mjaft interesante në kryeqytet, të premten mbrëma, Golden Eagle Ylli ka fituar ndaj Borës me rikthim me shifrat 79:83. Me fitore, Ylli...

Duel jetik në Suharekë: Ylli synon vendin e katërt, Rahoveci mbijetesën

Golden Eagle Ylli dhe Rahoveci 029 përballen në një nga ndeshjet më të rëndësishme të xhiros së fundit në Superliga e Kosovës në basketboll. Takimi...

Lajmet e Fundit