11.1 C
Prizren
E hënë, 28 Prill, 2025

Kosova më afër Amerikës Latine

Hoxhaj-Panama AmericaMinistri i Punëve të Jashtme në detyrë, Enver Hoxhaj në një Intervistë për gazetën panameze “Panama America” ka theksuar se Kosova gjatë gjashtë vjetëve të fundit ka arritur të ndërtojë një shoqëri të fortë, të qëndrueshme, shumetnike gjë që i mundëson që brenda pak kohësh të mund të bëhet një anëtar më shumë i Bashkimit Evropian.

Hoxhaj deklaroi se në Kosovë i kanë ndërtuar institucionet e tyre demokratike duke filluar nga zero, çka ka mundësuar të ketë një kontroll dhe stabilitet më të madh ekonomik, meqë kanë një rritje vjetore prej 5% në momentet kur kriza financiare e ka goditur Evropën dhe vendet fqinjë, duke e konvertuar në një vend të përgjegjshëm dhe të përkushtuar me komunitetin demokratik ndërkombëtar.

“Deri më sot, Kosova është njohur nga 106 vende të botës. Procesi ka qenë gjithnjë i pandalshëm dhe me një dimension global. Kemi filluar procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian”, ka thënë ai.

Hoxhaj tha se kanë marrë një njohje dyfish, meqë Panamaja ka përkrahur të drejtën e popullit të Kosovës të jetojë në vendin e vet në paqe dhe, nga ana tjetër, po ashtu përkrahu institucionet e qeverisë në forcimin e pozicionit dhe imazhit ndërkombëtar të Kosovës, si dhe të konvertohet në një faktor stabiliteti dhe të paqes në regjion.

Ministri tha se në gusht të vitit të kaluar ka nënshkruar në territorin panamez marrëveshjen për lidhjen e marrëdhënieve diplomatike, për çka Panamaja është konvertuar në një rrugë për prezencën e saj në kontinentin amerikan.

“Panamaja është vendi i parë që i hapi dyert Kosovës në këtë regjion dhe Kosova i është falënderuese qeverisë dhe popullit panamez”, tha Hoxhaj.

Përfaqësuesi i qeverisë kosovare shtoi se ka qenë përkrahja e madhe që i është dhënë vendit të tij me qëllim të arritjes së stabilitetit, pavarësisë, paqes dhe pajtimit në Ballkan.

“Shohim përpara që të vendosim marrëdhënie diplomatike me të gjitha vendet e Amerikës Latine dhe që të hapim një kapitull të bashkëpunimit të mirë politik dhe ekonomik ndërmjet popujve tanë”.

Më Shumë

Akti 3 i gjysmëfinaleve

“Play-off”-i i ProCredit Superligës po vazhdon me spektakël. Ndeshjet çerekfinale dhe gjysmëfinale dhuruan spektakël të basketbollit, derisa palestrat janë të mbushura për të hijeshuar...

Sot mot me diell, vranësira dhe mundësi për riga shiu e rrufe

Gjatë ditës së enjte, sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, pritet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat mund...

Lajmet e Fundit