8.9 C
Prizren
E martë, 4 Nëntor, 2025

Kosova ndjek shembullin e Luksemburgut

FLAMURI KUQE E ZI DHE I KOSOVESNë demokracitë e zhvilluara parlamentare qeveris ajo strukturë, e cila ka mbështetjen e shumicës së përfaqësuesve të popullit, pra në Parlament. Raste të tilla ka edhe në shtetet më të zhvilluara të Bashkimit Evropian, shkruan sot Koha Ditore.

Më parë ka pasur raste të tilla në Austri, ndërsa sot shembull aktual i dërgimit në opozitë të partisë, e cila ka fituar shumicën relative të votave në zgjedhje, është Luksemburgu. Nëse realizohet qëllimi i nënshkruesve të deklaratës për krijimin e Qeverisë së re në Kosovë, duke lënë jashtë fituesin relativ, koalicionin parazgjedhor, të udhëhequr nga PDK-ja, Kosova do të ndjekë shembullin e Luksemburgut.

Në një prej vendeve më të zhvilluara në botë, me traditë të lartë demokratike si Luksemburgu, kemi dëshminë se si partia më e fortë, e cila për dhjetë për qind në zgjedhje doli para asaj në vendin e dytë, është sot në opozitë. Fjala është për Partinë e Jean Claude Junckerit, ish- kryeministrin e Luksemburgut, i cili sot është kandidat për kryetar të Komisionit Evropian (Partia Sociale Kristiane), e cila me 33 % të votave kishte dalë fituese relative e zgjedhjeve në Luksemburg vitin e kaluar dhe ka 23 vende në Parlament.

Kjo është dhjetë më shumë sesa partia në vendin e dytë (Partia Socialiste e Punës) me 13 vende të fituara si rezultat i 20 % të votave në zgjedhje. Partitë tjera, të udhëhequra nga Partia Socialiste e Punës, ku hyjnë edhe të gjelbrit, krijoi koalicionin dhe la në opozitë partinë fituese të Junckerit, e cila tash është në opozitë për herë të parë pas 30 vjetësh, përcjell koha.net. Koalicioni i tashëm në Luksemburg madje quhet si “Gambia koalicion“, sepse ngjyrat simbolike të partive të koalicionit janë sikur ato të flamurit të këtij shteti.

Më Shumë

Albin Kurti propozon: Unë Ministër i Jashtëm, Glauk Konjufca Kryeministër

Albin Kurti i Vetëvendosjes ka propozuar mandatarin e dytë për kryeministër, Glauk Konjufcën. Ai tha se propozon që vetë të jetë Ministër i Jashtëm,...

Mitrovica triumfon në Gjonaj me stil kampioni, 4:0 ndaj Drinit të Bardhë

Mitrovica ka regjistruar një fitore të madhe si mysafire ndaj Drinit të Bardhë, duke triumfuar me rezultat bindës 0-4 në Gjonaj të Hasit. Protagonistët e...

Lajmet e Fundit