19.9 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

Interpretime kundërthënëse për mandatarin

KushtetusjaKushtetuta e Kosovës mbetet e heshtur përkitazi me kandidatin për kryeministër që duhet ta caktojë presidenti i shtetit, në rastin kur asnjë parti apo koalicion nuk merr më shumë se 50 për qind të votave në zgjedhje, shkruan sot Koha Ditore.

Janë mbi tavolinë tri interpretime për mënyrën se si duhet të veprojë presidentja Atifete Jahjaga.

Nenit 95 të Kushtetutës, që parasheh procedurën për zgjedhjen e Qeverisë, i janë dhënë tri interpretime. Sipas të parit, presidentja duhet ta nominojë kandidatin për kryeministër vetëm nga partia ose koalicioni që ka fituar më së shumti vende në Kuvend.

Sipas të dytit, që në start presidentja duhet të nominojë kandidatin e një apo më shumë subjekteve politike që, nëpërmjet nënshkrimeve të deputetëve, ia dëshmojnë asaj sigurimin e shumicës së nevojshme parlamentare, përcjell Koha.net.

Interpretimi i tretë thotë se presidentja fillimisht duhet t’ia japë mundësinë subjektit që ka fituar më së shumti vota, por, në rast se dështon ta kalojë Qeverinë në Kuvend, atëherë t’i ofrohet subjektit të dytë.

Më Shumë

Vdekje e dyshimtë në Suharekë, viktima një burrë 52-vjeçar

Një person është sjellur pa shenja jete sot rreth orës 08:20 në Emergjencën e QKMF në Suharekë. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes,...

Junior 06 shpallet kampione e Kosovës në U14 për të katërtin vit radhazi

Ekipi i vajzave U14 të Junior 06 Moni Bau është shpallur kampion i Kosovës për edicionin 2025/26, pasi mposhti Trepçën me rezultat 53:38 në...

Lajmet e Fundit