22 C
Prizren
E diel, 21 Shtator, 2025

Kosova në NATO, vetëm pa korrupsion

Lordi George Robertson tha se anëtarësimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare, duke përfshirë edhe NATO-n, bëhet vetëm me gjyqësor të fuqishëm dhe duke e luftuar korrupsionin.

Ish-sekretari i NATO-s, Lordi George Robertson, ka porositur qeveritarët e Kosovës se rruga e vetme e anëtarësimit në organizatat e mëdha ndërkombëtare është ajo e ndërtimit të një shteti pa korrupsion dhe që ofron mirëqenie për qytetarët e vet, shkruan “Zëri”.

Robertson këto komente i ka bërë gjatë vizitës së tij që ka zhvilluar në Kosovë të martën, ku ka përçuar mesazhin se Kosova si pjesë e BE-së së shpejti do të jetë realitet. Madje gjatë një ligjërate, që ka mbajtur në Kolegjin “Universum”, ai ka thënë se rruga më e mirë që duhet të ndjekë Kosova e të bëhet pjesë e NATO-s është që të ketë gjyqësor më të fuqishëm, ligje shumë të forta kundër korrupsionit, qeverisje të mirë, si dhe marrëdhënie të mira ndërfqinjësore.

Robertson ka thënë se gazi lotsjellës nuk i kontribuon këtij vendi. Vetëm qytetarët, ai ka thënë se, do t’i tregojnë Qeverisë nëse po bën punë të mirë, ose jo. Ai ka potencuar se Kosova dhe Serbia janë dy shtete të ndara dhe se kosovarët duhet të punojnë për ndërtimin e ushtrisë së tyre.

“Tani Serbia është një shtet krejt tjetër, ashtu si edhe Kosova është një shtet krejt tjetër. Sa më shumë që punoni e sa më shpejt do të keni një ushtri, e cila sigurisht që është e mirë për vendin dhe do të ofrojë më shumë siguri për vendin”.

Më Shumë

Moti për sot në Kosovë, temperaturat shkojnë deri në 31 gradë

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot stabil, i nxehtë dhe me diell. Temperaturat nuk pritet të kenë ndonjë ndryshim të madh. Minimalja parashihet...

Rahoveci nis fazën e rikonstruksionit kadastral në Fortesë dhe Ratkoc

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka zhvilluar një takim me Drejtorin Ekzekutiv të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Avni Ahmeti. Sipas njoftimit, në...

Lajmet e Fundit