9.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

Kosova pa korrupsion

Seremb Gjergji

Korrupsioni, në Kosovë dhe jo vetëm në Kosovë, por në të gjithë Ballkanin mund të ndalohet. Përveç vullnetit politik, së pari ka nevojë për mekanizmat parandalues.
Kjo Strategji paraqet hapat që ndalojnë Korrupsioni deri në maksimum në dy drejtime:
1. Prokurim Publik – aktualisht shpenzohen €300-350 milion euro në vit dhe,
2. Tregtia (Importi i Mallrave) ku qarkullimi me mallra ilegalisht është në vlerë rreth €5 miliardë euro (jo milionë) në vit – duke mos llogaritur hyrjet legale që arrijnë rreth €3 miliardë euro – sipas Ministrisë së Financave.

Strategjia ndihmon procesin e anëtarësimit në BE dhe Liberalizimit të Vizave. Kryeministër, Prokurimi Elektronik nuk e ndalë korrupsionin. Aktualisht të gjitha aplikimet dërgohen në mënyrë elektronike. Madje as nuk i kursen Buxhetit të Kosovës €80 milion euro. Keni rënë pre e kalkulimeve amatore të disa njerëzve në Qeveri. Pyetja ime është: kush ka të drejtë t’i fshij aplikimet? Ju njoh nga viti 1996 dhe e di qe jeni më i fuqishëm!
Ambasador Delawie, ky dokument vë në jetë masa institucionale të cilat parandalojnë deri në 90% tërë SPEKTRIN e korrupsionit në vend. Aplikimi i këtij dokumenti largon një pjesë të madhe nga skena korruptive, ndërsa Spektrin tjetër e vë para drejtësisë. Ambasador i dashur dhe i respektuar, ta shohim se a do të ndihmoni t’i veni këto masa në fuqi. Kërkesa imë vlen për vendet aleate dhe mike të QUINT-it!

Si ndalet korrupsioni në Prokurim

Prokurimi Elektronik, nuk e ndalon korrupsionin, por është fillim i mbarë për të vënë në jetë proceset institucionale të ndalimit të korrupsionit.
Janë 6 hapa/pika, secila më e rëndësishme se tjetra, për të parandaluar dhe minimizuar korrupsionin ne fushën e Prokurimit.

1. Procesi tenderues duhet të bazohet në kriterin e Kualitetit të produktit e jo në kriterin e Çmimit të ulët. Sikur çmimi më i ulët të jetë i leverdishëm, atëherë këtë standard do ta aplikonin gjermanet. Detajet e të cilit i di më se miri Ambasadorja gjermane Angelika Viets.

2. Kur në tender – fituesi i parë nuk arrijnë ta plotësoi kushtin, atëherë Autoriteti i Prokurimit Publik ofertën ia ofron të dytit, të tretit apo cilit do me çmimin e prezantuar nga oferta e parë. Nëse asnjëri nuk e plotëson kushtin – shkon në ri-tenderim. Në këtë mënyrë APP-ja (Autoriteti i Prokurimit Publik) eliminon krimin ekonomik dhe korrupsionin – duke mos lejuar kompanitë t’ia shesin tenderin njëra-tjetrës.

3. Çmimi i produktit të ofruar nga fituesi i tenderit nuk e tejkalon më shumë se 5% çmimin e pakicës në vend. Psh: €16 euro – më së shtrenjti shkon €16.8 euro cent. Nëse e kalon kuotën e 5% të vlerës së pakicës në treg, atëherë në baza vullnetare ajo/ai nënshkruan burgosjen dhe konfiskimin e pasurisë. Indeksi i çmimeve në treg është prezent në faqen Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) dhe rifreskohet në baza të rregullta.

4. Të kenë të drejtë të ankohen për një tender vetëm kompanitë e fushës përkatëse të sferës së njëjtë të biznesit. Jo të ketë të drejtë që një kompani zhavorri të ankohet për tenderët e blerjes së pajisjeve telekomunikuese. Rast që ka ndodhur me Telekomin e Kosovës e që e ka bllokuar zhvillimin e kësaj kompanie. Ky nen ligjor duhet ndryshuar në Kuvendin e Kosovës!

5. 10% të tenderit të fituar i jepet menjëherë kompanisë fituese dhe kompania paguan 20% tatim, të holla, me të cilat ndihmon zhvillimin dhe avancimin e kompanisë. Amandamentimi i ndryshimit bëhet në Ligjin për Tatime në Kosovë. Ky veprim i bën vetëm kompanitë serioze të aplikojnë – sepse nuk ua lejon as marzhën minimale të gabimit, për shkak të Sigurimit të TENDERIT që duhet të ofrojnë.

6. Ndër më të rëndësishmet – formimi i një Komisioni Profesional për Monitorimin e Kontratave. Ky Komision duhet të jetë i pavarur nga fushat/lëmit e ndryshme për monitorimin e kontratave gjatë ekzekutimit.

KRPP me ligj ka për obligim krijimin e këtij komisioni – gjë që në letër e ka bërë.
Presidente dhe Kryeministër, a e dini që ky KOMISION nuk e ka monitoruar asnjë kontratë të vetme nga dita e themelimit. Ku jeni ju Qeveri dhe Presidencë e nderuar?

Nuk ka faj Ambasadori anglez Ruari O’Connelli kur pyet se “Kush e merr përgjegjësinë për luftimin e korrupsionit që e dëmton Kosovën”?
Mendoj se të gjitha institucionet nga pak; por kur mblidhen të gjitha, bëhet tepër. Zhgënjehet qytetari, vdes ekonomia dhe kthehemi në kohen e Bajraktarizmave apo fillet e Feudalizmit. Ka ardhë koha dhe mundësia të ndryshojmë. Ta bëjmë së bashku – të gjithë nga pak!

2. Ndalja e Tregtisë Ilegale

Çdo vit institucionet e Kosovës ankohen për hyrjet ilegale të mallrave nga veriu, jugu, lindja apo perendimi; por që asgjë nuk bëjnë për ta parandaluar. Madje as me ekipe mobile – se shumica e automjeteve mobile janë në defekt. Por këtu nuk ndalet trafikimi ilegal i mallrave. Besohet se çdo vjet në Kosovë hyjnë ilegalisht mallra në vlerë rreth €5 miliard euro. Një biznes dhe fitim i jashtëzakonshëm karshi TENDEROMANISË. Por, askush nuk e diskuton – arsyen unë nuk e di? Ndoshta gishti drejtohet kah fajtori i vogël, për ta mbuluar të madhin?!

Po, ambasador Delawie – e ardhmja jonë si Kosovë varet nga luftimi i krimit; në rastin konkret Krimit Ekonomik. Duke e parë se si politika kosovare është e influencuar nga grupet e interesit, e shpesh edhe të kriminalizuar – kjo Strategji i jep zgjidhje nga fundi e jo nga koka (bottom-up).

Zgjidhja vjen nga qytetari i zakonshme si unë; i cili dëshiron që ky vend të lulëzoj jo vetëm për atë dhe familjen, por edhe për nipër e mbesa e stërnipër e stërmbesa. Qeveria por edhe aleatët dhe miqtë tanë nga QUINT-i, duhet ta ketë të qartë se me këtë projekt, në fund-vitit, Buxheti i Kosovës ndanë për qytetarët €10 milion nga mbledhja e Kuponëve Fiskal, por mbushë hambarin me €5.5 miliard euro. Zhduke €5 miliard euro trafikim mallrash ilegal dhe krim ekonomik dhe ndërton standard edhe për vendet për rreth.

1. TVSH-ja e shpenzimeve/blerjeve vjetore familjare, kthehen përsëri tek xhepi i konsumatorit; çdo fundvit. Në këtë mënyrë, ndalet INFORMALITETI në tërë Kosovën. Qytetari e ruan shtetin sepse në fund të viti i kthehen mesatarisht €800. Njëherësh, të gjitha hyrje-daljet e mallrave në shtet janë të regjistruara. Mallrat ilegale obligohen të regjistrohen, për të pasur mundësi shitjeje e tyre përmes kuponit fiskal. Çdo qytetar do të blinte vetëm ku ka kupon fiskal – askund tjetër (shih rritja e buxhetit €5.5 miliard: http://seremb.com/StrategjiaKosoves.aspx).

2. Ndalimi i ekonomisë importuese JO-formale – Inspektorët përqendrohen vetëm në raste të veçanta ndërmjet Doganës dhe Kompanive – sepse vet qytetari e ruan arkën e shtetit. Ky veprim qytetar bënë që të regjistrohen të gjitha mallrat – legale apo ilegale. Në këtë mënyrë €5 miliard euro në tregtinë ilegale dhe rreth €3 miliard në atë legale bëhen pjese e një ekonomie të qëndrueshme.

3. Me paratë e kthyera në fund të vitit – ATK-ja në bashkëpunim me Komunat e Kosovës e ndal tatimin në pronë secilit përfitues nga kthimi i TVSH-së; para se t’u kthehen paratë. Kjo, i pasuron të gjitha komunat – të cilat do të aplikonin taksa për të gjitha pronat – pa dallim, në qytet, fshat apo në bjeshkë. Komunat e Kosovës bëhen të vet-qëndrueshme.

Hambari i Shtetit (Buxheti) me këtë koncept do të ishte plot. Prodhimi dhe investimet e brendshme do të shkonin në kulm. Marrëveshja ekonomike me FMN-në vërtete do të zinte vend sepse Buxheti i Kosovës do të kishte para të mjaftueshme për investime kapitale. Do ta ndalonte ne 95% korrupsionin dhe krimin ekonomik. Kosova do të ishte vend lider në Ballkan për luftimin e korrupsionit.

3. Kush e stimulon korrupsionin?

Pozita dhe Opozita së bashku janë pajtuar që ndoshta një ditë do ta procedojnë në Kuvend ligjin mbi financimin e Partive Politike në Kosovë. Ligj ky që do të bënte publike çdo transaksion financiar të secilit entitet politik.
Mos procedimi dhe aprovimi i këtij ligji – më bënë të kuptoj se Partitë Politike nuk janë të gatshme ta luftojnë këtë dukuri/veti të turpshme për ne dhe për ta.
Ambasadori anglez në Kosovë z. O’Coneli në gazetën ZERI (www.zeri.info) kërkon njerëz në marrjen e përgjegjësi dhe luftimin e korrupsionit. Unë besoj, i nderuari Ambasador dhe të nderuar Ambasadorë në Kosovë, se janë vet Partitë Politike të cilat e stimulojnë korrupsionin me mos deklarimin e financave partiake. Pyetja juaj se: “Kush është përgjegjës për politizimin e pozitës zyrtare dhe kush merr përgjegjësi”, e ka vetëm një përgjigje: Jemi vet ne!

Më Shumë

E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

Lidhur me ftesat ndaj krerëve të partive opozitare për takim, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është i interesuar që të takohet...

Osmani: Plagët e mizorive sikurse kjo në Korishë, na sjellin në vëmendje çmimin e lartë të lirisë

Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar 25-vjetorin e Masakrës së Korishës. Osmani ka thënë se mizoritë e kësaj Masakre na sjellin në vëmendje çmimin e...

Lajmet e Fundit