11.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Opozita para Qeverisë: Vendi i krimit, këtu rrinë shkelësit e Kushtetutës

Aktivistët e subjekteve politike opozitare kanë zhvilluar një aksion simbolik para objektit të Qeverisë së Kosovës, ku kanë kërkuar përsëri dorëheqjen e pushtetarëve, duke i akuzuar për shkelje të Kushtetutës.

Ata vendosën sot rreth e rreth Qeverisë shiritin me mbishkrimin “Vendi i krimit: Këtu rrinë shkelësit e Kushtetutës”.

Sipas opozitës, marrëveshjet e 25 gushtit dhe ajo e 26 gushtit, janë marrëveshje kriminale që e dëmtojnë rëndë sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit. Për këtë arsye, opozita e bashkuar tash e 4 muaj është vënë me të gjitha kapacitetet në mbrojtje të Republikës. Me aksione të shumta, tubime, manifestime, protesta brenda dhe jashtë Kuvendit të Kosovës, kemi arritur që t’i ndalim edhe “Zajednicën”, edhe Demarkacionin me Malin e Zi.

Endrit Hoxha i Nismës për Kosovën, tha se opozita e bashkuar përmes aksionit të sotëm po e përsërisin se marrëveshjet e arritura në Bruksel janë antikushtetuese.

Sipas tij, krimi duhet të dënohet, dhe dënimi i krimit të Qeverisë, në këtë rast është dorëheqja.

“Qeveria PDK-LDK-Srpska, e themeluar në Rashkë, komplet mandatin e vetë ia kushtoi legalizimit të ndërhyrjeve ilegale të Serbisë brenda Kosovës. Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi, e gënjyen popullin e Kosovës me premtime për qindra mijëra vende të reja pune, përderisa projekti i tyre kryesor në tërë mandatin ishte negocimi i pakusht me Serbinë dhe krijimi i “Zajednicës””, ka thënë ai.

Lirjeta Zeka nga Lëvizja Vetëvendosje tha se kjo qeveri është ndërtuar mbi një dosje kriminale e cila i ka sjell Kosovës vetëm konsensionet e dëmshme.

“Mustafa e Thaçi e gënjyen popullin e Kosovës se kinse do të anëtarësohemi në UNESCO, e kinse do të ketë raport pozitiv për liberalizim të vizave. Ata gënjyen kur thanë që Kosova nuk humb asnjë milimetër me demarkacion me Malin e Zi. Për më tepër, ata e gënjyen gjatë popullin e Kosovës duke thënë që “Zajednica” është në përputhje të plotë me Kushtetutën, dhe që nëse nuk del ashtu, do të japin llogari”, ka thënë ajo.

Ajo ka shtuar se Gjykata Kushtetuese, megjithëse e ndikuar nga pushteti, prapë se prapë nuk arriti t’i arsyetojë veprimet e Qeverisë.

“Ajo e tha qartë që 23 nene të Kushtetutës janë shkelur me marrëveshjen për “Zajednicën”. Tash, jemi në një situatë të re. Përveç që do të bien këto marrëveshje, duhet të largohet edhe Qeveria. Republika e Kosovës nuk mund të udhëhiqet nga ata që e përmbysën rendin kushtetues. Tash është koha që të japin llogari. Ata duhet të largohen nga pushteti. Ose në të kundërtën, ne si qytetarë të Republikës, do t’i detyrojmë që të largohen. Prandaj, mandati i tyre është kaq i shkurtër. Prandaj, fundi i kësaj qeverie nis më 9 janar”, ka shtuar Zeka.

Previous article
Next article

Më Shumë

Zhegrova nonimohet për çmimin e futbollistit të vitit në Francë

Futbollisti i kombëtarës së Kosovës, Edon Zhegrova, është nominuar për çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në elitën e futbollit francez. Ai është...

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Blero dhe Afrona Dika duket se kanë lënë anash të gjitha hatërmbetjet. Dyshja, të cilët i dhanë fund martesës së tyre në vitin 2022, janë...

Gabimi i Noes

Lajmet e Fundit