0.3 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Kosova premton punësimin e të rinjve

Pajtim Kosova PD ne PrizrenPartia e Drejtësisë në Prizren është takuar me qytetarët e lagjes “Gani Çavdarbasha”, ku shpalosi programin dhe objektivat për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit..

Kryetari i Degës së PD-së Azzam Dida, tha se Partia e Drejtësisë në zgjedhjet komunale 2013, do të garojë me kandidatin për kryetar komune dhe 43 kandidatë për Kuvendin Komunal. “Në këtë listë janë të përfshirë shumë emra kompetentë si në aspektin profesional, ashtu edhe në atë moral dhe njerëzor. Vlerat e tyre dhe përkushtimi që të jenë në shërbim të qytetarëve dhe atdhedashuria e tyre, kanë qenë kriteret kryesore për përzgjedhjen e tyre në listën e kandidatëve.Nëse votojmë vlerat tona do t’i dalim zot atyre; dhe nëse ia dalim që të ruajmë vlerat tona, atëherë do të jemi shumë të fuqishëm! “, tha Dida.

Ai tha se ndjehet i nderuar që para opinionit të gjerë do të paraqitet kandidati për kryetar të Komunës, një njeri familjar, humanist, i dashur dhe që është favorit,, Pajtim Kosova. “E paçim ndihmën e Zotit të Madhërishëm dhe na priftë e mbara!”

Kandidati i PD-së për kryetar të Prizrenit Pajtim Kosova, gjatë prezantimit të tij tha se disa nga çështjet kryesore që brengosin popullsinë e Prizrenit. Ai vuri theksin veçanërisht te papunësia e të rinjve dhe sidomos e atyre të shkolluar; te çështja akoma e pazgjidhur e pensionistëve dhe promovimit të turizmit lokal në përgjithësi dhe gjatë muajit të Ramazanit në veçanti.

Osman Krasniqi foli për politikat komunale dhe programin ekonomik dhe zhvillimin ekonomik, i cili është kusht pa të cilin nuk mund të mbijetojë një shoqëri, si dhe një strukturë politike që synon të veprojë në skenën politike, duke u ikur mënyrave tashmë të tejkaluara të planifikimit ekonomik nga një qendër. PD-ja në komunë do të nxisë investime në vendbanime dhe regjione për të mundësuar zhvillim të drejtë ekonomik.

Qemal Mehmeti trajtoi çështjen e kursimeve në ekonominë tonë, duke theksuar kursimin në energjetikë; si dhe shpalosi edhe mënyrën e funksionimit më efikas dhe më ekonomik të trafikut urban në mënyrë të atillë që me uljen e çmimit të biletave të trafikut urban, përdorimi i automjeteve do të ulej ndjeshëm dhe njëkohësisht do të ulej edhe ndotja e ajrit, pasi veturat do të përdoreshin më pak.

Yllka Berisha, kandidate për kuvendin komunal u zotua se do të jetë një zë i fuqishëm i qytetarëve në përgjithësi dhe i personave me aftësi të kufizuar dhe të atyre me nevoja të veçanta në veçanti për të realizuar pjesën më të madhe të nevojave dhe kërkesave të tyre./PrizrenPress.com/

Takimi me qytetarët u mbyll pas një seance diskutimi me pyetje të ndryshme që erdhën nga ana e qytetarëve dhe përfundoi me moton: “Votoni për drejtësi, ruajeni identitetin tuaj kombëtar dhe fetar; me buzëqeshje drejt fitores”

Takimin e hapi kryetari i nëndegës “Gani Çavdarbasha” Sait Llopari, i cili pasi i prezentoi kandidatët e nëndegës për Kuvendin Komunal, në pika të shkurtra paraqiti programin dhe synimet e PD-së.

 

Më Shumë

Aulona Muhadri shpallet basketbollistja më e mirë e vitit 2024

Aulona Muhadri u nderua me çmimin 'Basketbollistja më e mirë e vitit 2024' në ceremoninë Laureatët 2024, për performancën e saj të shkëlqyer me...

Kanosi dhe ofendoi policët, arrestohet një person në Suharekë

Një person është arrestuar në Suharekë pasi që i njëjti kishte kanosur dhe ofenduar policët. I dyshuari është dërguar në mbajtje. “Është arrestuar i dyshuari mashkull...

Lajmet e Fundit