Kosova së shpejti me zhanrin horror

HorriKosova së shpejti do të ketë edhe projektin e parë filmik të zhanrit të frikshëm, që po realizohet nën urdhrat e regjisorit holandez Dion Ventress.

Gjatë një interviste të dhënë për mediat amerikane, regjisori ka folur për projektin dhe temën që trajton ky film i frikshëm.

“Tregimi flet për një vajzë me emrin Adelina, e cila jeton në Kanada dhe rikthehet në Kosovë pas vdekjes së babait. Ajo mëson se ka trashëguar një shtëpi në qytetin e vogël të Kaçanikut. Derisa qëndron aty, shtëpia fillon të ketë aktivitete paranormale”.

Regjisori Ventress po ashtu ka folur për Kosovën dhe jetën këtu, duke thënë se edhe pse shumë njerëz të huaj e shohin ende si në vend me rrezik të lartë, ky është në fakt një nga vendet më të sigurta për të.

Më Shumë

Igor Jovovic mbetet në krye të Bashkimit edhe për një sezon tjetër

Bashkimi ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Igor Jovovic edhe për edicionin e ardhshëm. Lajmi është bërë i ditur nga klubi prizrenas përmes një...

Grevist Bytyqi përfaqëson Kosovën në World Para Athletics Grand Prix në Zvicër

Atleti kosovar Grevist Bytyqi do ta përfaqësojë Kosovën në garën prestigjioze ndërkombëtare “World Para Athletics Grand Prix”, e cila mbahet nga 21 deri më...

Lajmet e Fundit