1.8 C
Prizren
E shtunë, 10 Janar, 2026

Kosova vend me perspektivë drejt integrimit euroatlantik

 

 

Në kuadër të vizitës që po realizon në Republikën e Kosovës, një delegacion nga shteti i Iowa-së i SHBA-së, sot janë pritur nga ana e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi.

Ministri Gashi shprehu mirënjohje për popullin dhe administratën e SHBA-së, e cila ka ofruar mbështetje të vazhdueshme nëpër të gjitha fazat historike nëpër të cilat ka kaluar populli dhe vendi ynë!

Ministri Gashi tha se të rinjtë e vendit tonë janë potencial për të ofruar suksese jo vetëm për vendin tonë por edhe për rajonin dhe më gjerë.

MKRS-ka bashkëpunim në shumë fusha me SHBA-të, përmes Ambasadës Amerikane e cila është e akredituar në Kosovë.

Shteti i Iowa-së është një shenjë dalluese e mbështetjes së vendit tonë në shumë dimensione, ka thënë ndër të tjera ministri.

Ndërtimi i qendrës rinore multifunksionale në rajonin e Gjakovës, e cila do të bëhet sipas modelit amerikan, do të jetë shenjë e qartë dalluese e përkushtimit në mbështetje të rinisë së vendit tonë për edukim jo formal.

Delegacioni nga SHBA, thanë se ndihen të impresionuar nga zhvillimet pozitive që po shohin në Republikën e Kosovës për të bërë realitet ëndrrën drejt integrimeve euroatlantike.

Më Shumë

Reshitaj: Zgjedhjet dëshmuan pjekuri politike, qytetarët i dhanë votë ndëshkuese opozitës

Kandidatja për deputete nga radhët e koalicionit LVV–Guxo, Albena Reshitaj, ka vlerësuar se zgjedhjet e 28 dhjetorit dëshmuan një nivel të lartë të pjekurisë...

Komuna e Dragashit prezanton investitorë nga Pakistani për bashkëpunim në bujqësi

Drejtoria për Zhvillim Ekonomik e Komunës së Dragashit do të organizojë të martën, më 06.01.2026, një takim informativ dhe debat të hapur me fermerë...

Lajmet e Fundit