1.3 C
Prizren
E premte, 26 Dhjetor, 2025

Kosovarët ia mësyejnë plazhit të Durrësit edhe në muajin tetor

Fillimi i Tetorit, shoqëruar me temperatura të larta ka rikthyer pushues të shumtë në plazhin e Durrësit.

Vizitorë të grupmoshave të ndryshme po shijojnë rrezet e diellit dhe ujin e detit.

Të ardhur kryesisht nga Kosova dhe Maqedonia, por edhe vendas ata zgjedhin bregdetin për të kaluar fundjavën.

Dikush duke marrë rreze dielli apo larë në det, e të tjerë e shfrytëzojnë për të shëtitur, vrapuar apo edhe për të drekuar.

Frekuentuesit shprehen të kënaqur me atë çfarë gjejnë në këto ditë të nxehta vjeshte, duke pohuar se do ta frekuentojnë për sa kohë të ketë diell.

“Tani jemi në muajin e dhjetë, është kohë e mirë, jemi të kënaqur në përgjithësi”, u shpreh një pushues.

 

“Kemi pritur që ta kemi këtë fat që të ketë diell këtu. Sa të mbajë koha me diell, këtu do të rri”, tha një tjetër.

Operatorët turistikë thonë se prenotimet nga pushuesit vijojnë ende favorizuar nga moti i mirë, ndërsa sezonin veror të lënë pas e konsiderojnë si të suksesshëm.

“Është diçka që e favorizon bregdetin e Shqipërisë që është klima shumë e mirë dhe e ngrohtë. Siç shihet, tani jemi në Tetor dhe është 27 gradë që janë temperatura fantastike. Ky vit ishte shumë i mirë, i suksesshëm, pavarësisht se pati vështirësitë e veta, pjesa e orarit, distancomi, mbyllja e muzikës, përsëri të njëjtat masa kufizuese si vitin e kaluar”, u shpreh Albulen Rrepepaj, menaxher i një hoteli në bregdet.

Plazhi i Durrësit mbetet mjaft i frekuentuar jo vetëm gjatë stinës së nxehtë të verës, por gjatë gjithë vitit.

Duke u kthyer ndër zgjedhjet e para për dhjetëra e qindra, qytetarë të cilët një ditë pushimi duan ta kalojnë sa më pranë detit.

Më Shumë

Dragashi ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike, përjashtim nata e ndërrimit të viteve

Komuna e Dragashit ka nxjerrë urdhëresë për ndalimin e përdorimit të produkteve piroteknike në hapësirat e hapura publike, me qëllim të ruajtjes së rendit...

Sonte nis Big Brother VIP Albania 5, ja emrat e përfolur dhe banori i parë i konfirmuar

Sonte, më 20 Dhjetor 2025, në orën 21:15, hap dyert edicioni i pestë i Big Brother VIP Albania nën moderimin e Ledion Liços. Media kanë...

Lajmet e Fundit