Kosovë-Kroaci luhet në Shkodër

Një pikë në Finlandë në debutimin e kualifikuese nuk është rezultat i keq, por 3 pikë në Shkodër do të ishin starti i një feste elektrizuese për tifozët shqiptarë. Edhe pse nuk do të jetë në fushë kombëtarja kuqezi, në impiantin “Loro Boriçi” do të impenjohet Kosova kundër Kroacisë, një derbi ballkanas që në FFK pretendojnë ta fitojnë.

Zëvendëspresidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, tha se në debutim u la një përshtypje mjaft e mirë, por këtë herë do të guxojnë më shumë, shkruan Top Channel.

Numri 2 i futbollit kosovar pranoi se më 6 tetor në “Loro Boriçi”, Kroacia është favorite, por pret që përfaqësuesja më e re në botë, të forcohet me të tjerë yje, mes të cilëve Besart Berisha.

Zyrtari i FFK-së, Ademi kërkon mbështetje sa më të madhe nga tifozët shqiptarë, sepse sipas tij, djemve që veshin fanelën e Kosovës iu duhet përkrahje në mënyrë që të motivohen sa më shumë në duelin me kroatët.

Më Shumë

15-vjeçari në Dragash gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Një fëmijë 15-vjeçar ka dorëzuar në Polici një kuletë me të holla që e kishte gjetur derisa po lëvizte në rrugën Dragash-Brod, afër fshatit...

Vreshtarët përfitues në Rahovec mund të furnizohen me preparat për luftimin e cikadës

Drejtoria për Bujqësi në Komunën e Rahovec ka njoftuar vreshtarët përfitues se mund të furnizohen me preparatin për luftimin e insektit cikada në pikën...

Lajmet e Fundit