7.4 C
Prizren
E enjte, 30 Prill, 2026

Kosovës i mungojnë edhe 99 fëmijë nga lufta e fundit

Childrens-rrathMenjëherë pas luftës në Kosovë 222 fëmijë konsideroheshin të zhdukur, ndërsa tash, 16 vjet pas përfundimit të saj, ende nuk dihet për fatin 99 fëmijëve, që evidentohen si të pagjetur.

Latif Mehmeti kryetar i Shoqatës së Personave të Pagjetur “Përkorë” në Podujevë, ka bërë të ditur se që nga vitit 1999 e këtej, sipas shënimeve që posedojnë organizatat dhe shoqatat e ndryshme, viktima të luftës në Kosovë janë 1 mijë e 5 fëmijë të moshave të ndryshme.

“Menjëherë pas luftës 222 fëmijë konsideroheshin të zhdukur, ndërsa edhe tash, 16 vjet pas përfundimit të saj, ende nuk dihet për fatin 99 fëmijëve që evidencohen si të pagjetur. Deri tash nëpër varrezat masive në Serbi janë gjetur trupat e 42 fëmijëve. Në varrezën Nr.1 në Batajnicë të Serbisë janë gjetur mbetjet mortore kryesisht të grave dhe të 9 fëmijëve”, ka treguar Latifi.

Latifi ka thënë se gjatë gërmimeve në Rudnicë të Rashkës, vitin e kaluar, një ekskavator kishte nxjerr trupat e dy fëmijëve.

“Kjo kishte bërë që të konstatohej se aty ekzistonte një varrezë masive me mbetjet mortore të shqiptarëve të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, ku edhe filluan gërmimet për gjetjen e kufomave të tjera. Identifikimi i varrezave masive dhe zbardhja e fatit të afër 170 personave të pagjetur vazhdon të mbetet njëra nga plagët më të rënda të luftës së fundit në Kosovë”, ka thënë Mehmeti. /Telegrafi/

Më Shumë

Vdekje e dyshimtë në Prizren

Një rast i hetimit të vdekjes është raportuar më 23 prill në Prizren.   Sipas informacioneve zyrtare, një mashkull kosovar ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes...

Kosova në një moment reflektimi të thellë

Nga Shaqir Totaj Kosova nuk është ndërtuar lehtë. Ajo është produkt i një rruge të gjatë sakrifice, përpjekjeje dhe besimi të palëkundur në liri. Nga...

Lajmet e Fundit