7.6 C
Prizren
E martë, 18 Nëntor, 2025

KPK-ja kërkon nga Avokati i Popullit referimin e Ligjit për Pagat në Sektorin Publik në Gjykatën Kushtetuese

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka bërë të ditur se iu ka drejtuar me kërkesë Avokatit të Popullit që në zbatim të dispozitave kushtuese dhe ligjore të referojë Ligjin për Pagat në Sektorin Publik në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

KPK ka pasqyruar në këtë kërkesë komentet e vazhdueshme, të cilat janë bërë në lidhje me këtë ligj.

Siç thuhet në komunikatën për media, KPK-ja konstaton se me hyrjen në fuqi të Ligjit për Pagat në Sektorin Publik cenohet pavarësia dhe funksionalizimi i sistemit prokurorial për vetë faktin se kjo çështje është vendosur njëherë me Aktgjykimin numër KO 219/19 të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

“Të gjitha pretendimet e ngritura nga KPK-ja, të cilat janë dërguar tek Avokati i Popullit, paraprakisht edhe tek hartuesit e këtij Ligji, janë të mbështetura në aktet dhe praktikat ndërkombëtare, të cilat kanë paraparë në mënyrë taksative se kur mund të zbritet paga e prokurorit të shtetit. KPK shpreh gatishmërinë e plotë për të bashkëpunuar me Avokatin e Popullit, me qëllim të referimit të këtij ligji në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. KPK përkrah hartimin e një ligji për pagat në sektorin publik, i cili duhet të jetë i bazuar në praktikat dhe standardet më të mira ndërkombëtare dhe i cili nuk do të cenojë pavarësinë dhe funksionalizimin e asnjë pushteti”, thuhet tutje në komunikatë.

Më Shumë

Shqipëria mund ta sigurojë sonte play-offin, ndeshet me Andorrën

Shqipëria sonte do ta luajë ndeshjen më të rëndësishme të vitit. Kuqezinjtë përballen me Andorrën në udhëtim në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror. Aktualisht, Shqipëria...

Zonat që do të mbesin pa rrymë sot në Prizren

KEDS ka bërë të ditur se të premten do të realizohen punime nga pala e tretë, të cilat do të shkaktojnë ndërprerje të energjisë...

Lajmet e Fundit