13.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Giroud: Dua ta përfundoj karrierën në Milan

Futbollisti francez, Olivier Giroud, ka thënë se dëshiron ta vazhdojë kontratën me Milan-in edhe për një sezon dhe ta mbyllë karrierën me kuqezinjtë.

Në një intervistë të fundit për mediat franceze, sulmuesi 36-vjeçar theksoi se ndihet i lumtur te kampionët e Italisë.

“Unë dua të rinovoj me Milan-in. Jam duke folur me klubin, nëse ka mundësi të përfundoj karrierën time në një nivel të lartë, do të bëja në Milano”, deklaroi francezi.

 

 

Pra, një mesazh i qartë i sulmuesit veteran në drejtim të klubit, pasi që atij i skadon kontrata në verën e ardhshme.

Kujtojmë që Giroud iu bashku Milan-it në verën e vitit 2021 nga Chelsea për shumën e 2.85 milionë eurove.

Ai luajti një rol kyç në shpalljen e kuqezinjve kampion të Italisë, duke kontribuar me 11 gola dhe katër asistime në 29 ndeshje në Serie A.

Ndërkohë, në total, Giroud ka luajtur në 53 ndeshje me kuqezinjtë, prej të cilave ka shënuar 20 gola dhe ka dhuruar 10 asistime.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Moti sot me vranësira dhe intervale me diell

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ndonjë rajon mund të ketë reshje të izoluara shiu. Në orët...

Sonte El Clasico — mund të përcaktohet titulli i kampionit

La Liga, një nga ligat më atraktive në futbollin evropian, vjen sonte me ndeshjen më të madh të këtij sezoni. Dy rivalët e përbetuar, Real...

Lajmet e Fundit