As KQZ-ja e as QKUK–ja nuk mbajnë përgjegjësi për mosvotimin në spitale

zgjedhjet5Pacientët  dhe staf mjekësor i QKUK-së nuk kanë votuar në ditën e zgjedhjeve.

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) dhe menaxhmenti i QKUK-së nuk e mbajnë veten përgjegjës që nuk ua kanë mundësuar votimin të gjithë pacientëve të hospitalizuar në ditën e zgjedhjeve.

Përderisa këto institucione e fajësojnë njëra-tjetrën për mosgatishmëri për t’i përmbushur obligimet e nevojshme për realizimin e këtij procesi, pacientët që mbetën pa votuar janë shprehur të zhgënjyer nga papërgjegjësia e institucioneve.

QKUK-ja thotë se katër ditë para zgjedhjeve i ka dorëzuar listat me emra, mbiemra, vendbanim dhe numrin identifikues të secilit pacient në Komisionin Komunal Zgjedhor (KKZ).

Komisioni thotë se listat kanë pasur mangësi në të dhëna, si numri personal, etj.

Më Shumë

Martohet Blerando

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Blerando, i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë me martesë me partneren e tij Albulena Krasniqi,...

Mot i paqëndrueshëm të shtunën, por me temperatura të këndshme pranverore

Të shtunën në Kosovë,  do të mbajë mot kryesisht i vranët, por me intervale të herëpashershme me diell. Gjatë orëve të ditës, vranësirat konvektive pritet...

Lajmet e Fundit