2 C
Prizren
E enjte, 26 Dhjetor, 2024

Krasniqi kundër që vota për partin t’i shkoi edhe liderit

Krasniqi-Jakup5-21Në kuadër të reformës zgjedhore është përfshirë propozimi që vota e partisë t’i shkojë drejtpërdrejt bartësit të listës. Kryeparlamentari Jakup Krasniqi është shprehur kundër privilegjimit të bartësit të listës apo liderit të partisë në listën zgjedhore. Ndërkohë, Haki Demolli që ka udhëhequr komisionin ‘ad hoc’ për reformën zgjedhore nuk sheh asgjë të keqe në këtë drejtim. Për këtë çështje, Avokati i Popullit ka paralajmëruar se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

Shembulli i zgjedhjeve lokale, kur bartësit të listës i kanë shkuar në mënyrë automatike votat e partisë, duket se do të praktikohet edhe në zgjedhjet parlamentare. Në kuadër të ndryshimit të Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme është përfshirë edhe kjo çështje, për të cilën kanë shprehur kundërshtime Avokati i Popullit dhe shoqëria civile. Ndërkohë, edhe vetë kreu i Kuvendit, Jakup Krasniqi thotë se më demokratike do të ishte sikur të gjithë kandidatët, duke përfshirë edhe bartësin e listës apo liderin, të rreshtohen nga numri 1 në listën zgjedhore.

“Kështu do të ishte më demokratike, por ju e dini që në ligje e ka ndikimin e vetë edhe politika dhe nëse liderët e partive politike kanë dëshirë të dalin më të votuarit ata do të kërkojnë që të hyjë kështu siç është kërkesa tash”, tha Krasniqi për Radio Kosovën.

Për deputetin e LDK-së, Haki Demolli, i cili ka udhëhequr komisionin ‘ad hoc’ për reformën zgjedhore, një gjë e tillë nuk paraqet problem. Demolli thotë se në këtë mënyrë do t’u jepet hapësirë kandidatëve të tjerë.

“Nuk e shoh këtë si çështje konkurrence, por më shumë e shoh si çështje imazhi, domethënë që bartësit e listës nuk hyjnë në garë me kandidatët e partisë së vetë. Edhe sikur të jenë në lista, edhe sikur të votohen, jam i sigurtë se do të fitojnë shumicën e votave për të hyrë në Kuvend”, tha Demolli për Radio Kosovën.

Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim”, kundërshton privilegjimin e bartësit të listës në zgjedhjet nacionale. Ismet Kryeziu, thotë se kjo i shërben ‘kontrabandimit’ të deputetëve në Kuvend. “Tani jemi duke kontrabanduar jo vetëm deputetë, për të cilët është folur se kanë ardhur me vota të kontrabanduara, por tentojmë edhe liderë të kontrabandojmë në Kuvend pa vullnetin dhe votën qytetare”, tha Kryeziu.

Ndryshe, Avokati i Popullit ka dërguar rekomandim në Kuvend lidhur me këtë çështje, duke iu referuar Kushtetutës së Kosovës, përkatësisht barabarësisë së secilit për t’u zgjedhur. Avokati i Popullit ka paralajmëruar se në rast se nuk merret parasysh rekomandimi që edhe lideri të përfshihet në listën zgjedhore, atëherë për këtë çështje do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

Më Shumë

Kryetari i Malishevës premton mbështetje për GLV “Llapusha

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka zhvilluar një takim pune me drejtuesit e Grupit Lokal të Veprimit (GLV) “Llapusha”, të prirë nga...

Benjamin Pavard feston Krishtlindjet në Kosovë me Kleofina Pnishin

Futbollisti francez i Interit, Benjamin Pavard aktualisht ndodhet në Kosovë për festën e Krishtlindjeve. Ai përmes rrjetit social Instagram ka postuar disa fotografi ku shihet...

Lajmet e Fundit