29.7 C
Prizren
E shtunë, 5 Korrik, 2025

“Krimet e ISIS, përtej imagjinatës njerëzore”

OKB per ISISKombet e Bashkuara akuzojnë ISIS-in për krime lufte dhe qeverinë siriane për përdorimin e agjentëve kimikë në të paktën 8 incidente të ndryshme gjatë këtij viti.

Shteti islamik në Irak e Levant kontrollon territore të mëdha në Siri dhe është një prej grupeve kundërshtare të Presidentit Bashar al Assad. Por fushata e skajshme e dhunës dhe terrorit e ka tejkaluar qëllimin fillestar të lëvizjes islamike. Në 6 muaj hetimi, nga janari deri në korrik, ekspertët e OKB-së kanë mbledhur dëshmi e fakte të shkeljeve ekstreme të të drejtave të njeriut në këtë vend e thonë se mizoritë e ISIS-it janë nga më të tmerrshmet.

“Trupat e masakruar të të vrarëve janë lënë në sheshe e vende publike për ditë të tëra në mënyrë që t’i shohin të gjithë, duke terrorizuar kështu popullsinë lokale. Femrat që nuk i janë bindur kodit të veshjes së ISIS-it janë rrahur me kamzhik. Në Raqqa, deri edhe fëmijë 10 vjeç janë rekrutuar e stërviten në kampet e grupit militant”, thuhet në raport, transmeton TCH.

Që prej fillimit të konfliktit në 2011-n, bilanci i vdekjeve në Siri llogaritet në plot 200.000. Periudha kohore e mbuluar nga raporti rastis me hovin e ISIS-it në Siri, ndërsa synimi i grupit është krijimi i një shteti islamik në zona që shtrihen si në këtë vend ashtu dhe në Irak. Për arritjen e këtij objektivi po ndiqet rruga e një fushate frikësimi që përfshin gjymtimin e personave dhe ekzekutimet në publik.

OKB-ja paralajmëron për pasoja të rënda në mbarë rajonin duke pohuar se dështimi i komunitetit ndërkombëtar në përmbushjen e detyrimeve me elementare, mbrojtjen e civilëve, ndaljen e masakrave dhe krijimit të një rruge drejt dhënies llogari, i bashkohet një braktisjeje në terren qoftë edhe të thjeshtë pretendimit se po zbatohet ndonje standard i ligjit ndërkombëtar.

Më Shumë

Shpërthen zjarr në afërsi të ish-hekurudhave në Prizren, s’ka të lënduar

Në afërsi të ish-hekurudhave në Prizren, hapësira mes rrugëve “Wesley Clark” dhe “Ekrem Rexha” ka shpërthyer zjarr. Fatmirësisht nga ky rast nuk është lënduar askush,...

Prizreni përforcohet me Zenel Gavazajn

Prizreni ka zyrtarizuar afrimin e futbollistit me përvojë Zenel Gavazaj, i cili do të jetë pjesë e skuadrës në edicionin e ri garues. “Gavazaj është...

Lajmet e Fundit