16.9 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026

Krimi shënon rënie në Prizren

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2014 në pjesën e parë të këtij viti, në rajonin e Prizrenit krimi ka shënuar rënie për 16 %. Kështu flasin raportet zyrtare të policisë, që përjashtuar rastet e vrasjes, numri i të cilave sivjet është shtuar për dy, të gjitha veprat tjera të kundërligjshme, përfshirë këtu edhe aksidentet në trafik, janë pakësuar.

Shifrat që përshkruajnë aktivitetet kriminale në rajonin e dytë për nga madhësia në vend, pas kryeqendrës, po shkojnë drejt rënies. Vjedhjet e grabitjet janë pakësuar në gjysmëvjetorin e parë të vitit.

Shifrat e krimit janë ulur edhe në fusha të tjera, ndërsa zyrtarët flasin për rritje të zbulueshmërisë së autorëve të implikuar në vepra të kundërligjshme.

Zëdhënësi rajonal i policisë në Prizren, Hazir Berisha, ka thënë se në krahasim me vitin paraprak veprat penale të raportuara në nivel të rajonit rezulton të jetë ulur për 16 për qind. “Në këtë periudhë është shënuar rritje për 13 për qind të zbulimit të veprave penale”, tha ai./zeri/

Më Shumë

Hapet Java e Infermierisë në Spitalin e Prizrenit

Në Prizren ka nisur zyrtarisht Java e Infermierisë në Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa”, menjëherë pas shënimit të 5 Majit – Dita...

Rriten rastet me fruth, QKMF në Rahovec hap vaksinimin edhe gjatë festës

Duke parë situatën epidemiologjike dhe rritjen e rasteve me fruth tek fëmijët, Njësia e Vaksinimit në QKMF “Dr. Fahredin Hoti” në Rahovec do të...

Lajmet e Fundit