16.4 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

Kritikoi Kinën/ 500 policë në redaksinë e një gazete, i kontrollohen kompjuterët

Rreth 500 policë i bastisën zyrat e gazetës “Apple Daily” në Hong Kong. Autoritetet pretendojnë se raportimet e kësaj gazete e shkelin ligjin kombëtar të sigurisë.

Policia gjithashtu arrestoi kryeredaktorin dhe katër anëtarë të lartë të redaksisë dhe i ngriu 2.8 milionë dollarë të aseteve që janë në pronësi të tri kompanive të lidhura me këtë gazetë.

Gazeta është në pronësi të Jimmy Lai, i cili ndodhet në burg dhe përballet me një varg akuzash. “Apple Daily” njihet për qëndrimet kritike ndaj udhëheqësve të Kinës, shkruan BBC.

Në një konferencë për gazetarë, policia tha se që nga viti 2019, gazeta “Apple Daily” ka publikuar mbi 30 artikuj që u bënin thirrje shteteve që t’u vendosin sanksione Hong Kongut dhe Kinës. Policia gjithashtu njoftoi se asetet e ngrira janë të kompanive “Apple Daily Limited”, “Apple Daily Printing Limited” dhe “AD Internet Limited”.

Dhjetëra aktivistë të dalluar janë arrestuar që nga miratimi i të ashtuquajturit ligj i sigurisë kombëtare vitin e kaluar.

Policia hyri në zyrat e gazetës “Apple Daily” rreth orës 7 e 30 minuta të mëngjesit të së enjtes dhe i bllokuan të gjitha hyrjet e daljet. Gazeta e transmetoi drejtpërdrejt bastisjen përmes faqes së vet në Facebook.

Policia nuk i konfirmoi emrat e të arrestuarve, por tha se arrestimi i tyre është bërë për bashkëpunim me një shtet të huaj ose me elemente të jashtme për ta rrezikuar sigurinë kombëtare.

 

 

Më Shumë

Hamdi Elezkurtaj – Themeluesi i SHKA “Emin Duraku” që e ktheu Zhurin në qendër të kulturës

Në një kohë kur kultura popullore ishte në rrezik të harresës, një burrë nga fshati Zhur i Prizrenit vendosi t’i përkushtohet ruajtjes dhe promovimit...

Kuvendi i Dragashit miraton planin buxhetor afatmesëm

Kuvendi i Komunës së Dragashit ka miratuar dje Kornizën Afatmesme Buxhetore për periudhën 2026–2028, një dokument kyç për planifikimin dhe menaxhimin financiar të komunës...

Lajmet e Fundit