5.8 C
Prizren
E hënë, 5 Janar, 2026

Kriza e artit apo arti i krizës?!

Nga: Ernesto Sabato (pjesë nga Shkrimtari dhe fantazmat e tij)
Përktheu: Edlira Hoxholli dhe Bashkim Shehu

Në këtë moment vendimtar të historisë, po ndodh një nga fenomenet më të çuditshme: arti akuzohet se është në krizë, se është dehumanizuar, se ka hedhur në erë të gjitha urat që e lidhnin me kontinentin e njeriut. Por, ja që është pikërisht e anasjelltë, sepse konsiderohet si art në krizë pikërisht ai që në të vërtetë është arti i krizës.

Thuhet se dehumanizmi i artit provohet nga divorci që ekziston midis artistit dhe publikut të tij. Por, nuk kuptohet se mund të jetë pikërisht e anasjellta, se i dehumanizuar nuk është artisti, por publiku.

Kuptohet një gjë: është njerëzimi dhe një gjë krejt tjetër publiku-masë, ajo tërësi qeniesh që nuk janë më njerëz dhe janë shndërruar në objekte të fabrikuara në seri; të modeluar nga një arsim i standardizuar, të ngjeshur në fabrika e nëpër zyra, të shkundulluar përditë në unison prej lajmesh të lëshuara nga qendrat elektronike, të çoroditur dhe të sendërtuar nga një ”art” anekdotash e romanesh radialë, fotografish me ngjyra të gazetave dhe statuetash pazari.

Ndërsa, artisti është i vetmi që falë paaftësisë së tij për t’u përshtatur falë rebelimit të tij dhe marrëzisë së tij, ka ruajtur paradoksalisht atributet e qenies njerëzore. Ç’rëndësi ka nëse ndonjëherë e tepron dhe pret një vesh? Edhe kështu gjendet më afër njeriut konkret se një sekretar i arsyeshëm në thellësitë e një ministrie.

Më Shumë

Fshatrat e Dragashit përballen me ndërprerje të shpeshta të rrymës

Disa fshatra të komunës së Dragashit po përballen me mungesë të energjisë elektrike në këto ditë dimri. Banorët ankohen se kjo gjendje nuk është...

Prizren: Nëntë persona lëndohen nga fishekzjarret, një fëmijë humb gishtin

Përdorimi i mjeteve piroteknike në shumë raste bëhet në mënyrë të pakontrolluar, sidomos gjatë festës së Vitit të Ri. Nëntë persona pësuan lëndime si pasojë...

Lajmet e Fundit