Kronikë e një greve të paralajmëruar

Besnik Krasniqi

Më 14.01.2019 unë dhe një armatë e tërë mësimdhënësish dhe nxënësish është dashur ta fillonim gjysmëvjetorin e dytë. Ne ishim të gatshëm, pushteti jo! Ai injoroi kërkesën e vazhdueshme të SBAShK-ut,për koeficientin (vlerën) degraduese të gradës së mësuesit,në raport me të tjerët.

Qeveria, ministritë,Këshilli i Prindërve,deputetët dhe zërat e aty-këtushëm, do të ishte mirë sikur zërin ta ngrisnin aty ku duhet. Askush më shumëm se mësimdhënësit nuk i do e përkrah nxënësit. Mos luani me dinjitetin e tyre. Pakësoni ministritë dhe stafin e stërmbushur me ministra,zëvendësministra, këshilltarë e titullarë.

Zvogëloni shpenzimet e panevojshme. Ju po ia gërryeni dheun nën këmbë Kosovës martire. Ju me shkollë e pa shkollë mos hidhni baltë mbi ne. Ne kemi ditë dhe do të dimë edhe në të ardhmen të jemi në ballë të detyrës. Ne nuk jemi të zgjedhur me votën(e fituar,të paguar apo të vjedhur) pjesë e Parlamentit.

Ne jemi vetë Parlamenti. Neve na gjeni kudo! Ne edhe kur jemi në grevë jemi në shkollë dhe mendjen e zemrën e kemi te nxënësit. Kudo dëgjohet refreni i njëjtë:”Humbësit më të mëdhenj janë nxënësit” Zbulim epokal?! Asnjëherë nuk na u tha kush janë fituesit? Ndoshta frizurat e pispillosura,kravatat e hekurosura apo…?!

Keni parasysh thënjen e Ali Asllanit” Mbushni xhepa,mbushni arka,tê pa brekë ju zuri dreka milionerë ju gjeti darka” Thërrisni mendjes nëse e doni arsimin dhe këtë vend. Mësimdhënësi.

Më Shumë

Ekzekutohen pagesat prej 100 eurosh për studentët

Ministri në deryrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se sot është realizuar ekzekutimi i pagesave për studentët përfitues në kuadër të Pakos për Përballje...

Prizreni gati për spektaklin Kosovë – Shqipëri në basketboll

Palestra sportive “Sezai Surroi” në Prizren do të jetë nikoqire e një tjetër ngjarjeje të rëndësishme basketbollistike, ku më 2 korrik, me fillim nga...

Lajmet e Fundit