Kroos: Nuk do të luaj futboll deri në vitin 2024

Mesfushori i Real Madrid-it, Toni Kroos ka lënë të kuptohet se mund të pensionohet deri në vitin 2024.

Kroos, 32 vjeç, bëhet lojtar i lirë verën e ardhshme dhe thuhet se i është ofruar një zgjatje e kontratës për një vit nga Real Madrid.

Reprezentuesi gjerman është në sezonin e tij të nëntë në Real Madrid, klubi të cilit iu bashkua në vitin 2014 nga Bayern Munich.

I pyetur nga kampionia gjermane olimpike e volejbollit në plazh, Laura Ludëig gjatë një interviste nëse do të luante për Gjermaninë në Lojërat Olimpike në Paris në 2024, Kroos tha: “E kam hedhur poshtë si opsion. As nuk e di nëse në 2024 do të vazhdoj të luaj futboll! … Çfarë mund t’ju siguroj, është që do shikojë Lojërat Olimpike të Parisit në TV”.

Toni Kroos ka pasur një karrierë fantastike, ku ka arritur të fitojë pesë trofe të Ligës së Kampionëve dhe një Kupë të Botës. /Albanianpost.com

Më Shumë

Nuk zgjedhet deputet, Hasani: Mirënjohje e përjetshme për 17.617 votat e besimit

Njëri nga themeluesit e UÇK-së, ambasadori dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani, i cili kandidoi për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit...

Haxhiu bën homazhe për Ukshin Hotin në ditëlindjen e tij

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, sot në ditëlindjen e profesor Ukshin Hotit, ka bërë homazhe në Shtëpinë Muze...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit