16.8 C
Prizren
E hënë, 13 Tetor, 2025

Kryeministri Kurti pret që para 7 majit të hiqen vizat

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar një editorial për gazetën konservatore gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” (FAZ) në lidhje me arritjen e një marrëveshjeje për paqe me Serbinë.

Ai shpreson se Bashkimi Europian para Samitit të Zagrebit më 7 maj të heqë vizat për qytetarët e Kosovës.

Në rast se Serbia nuk e respekton vullnetin e mirë të qeverisë kosovare për heqjen e barrierave ekonomike, tregtare dhe politike dhe rrjedhimisht nëse e vazhdon fushatën ndërkombëtare kundër Kosovës dhe po ashtu nëse nuk i heq barrierat ekzistuese tregtare, atëherë “ne më 1 prill do të nisim zbatimin hap pas hapi të parimit të reciprocitetit, së pari në tregti, pastaj edhe në ekonomi dhe në politikë”.

Cineplexx organizon event për 8 Mars me një super ofertë

Pastaj, premton Kurti, “ne do të përqendrohemi në synimet tona parësore të politikës së brendshme, të cilat janë qenësore për jetën e njerëzve: vende të punës dhe sundim të ligjit. Për të arritur këtë, do të luftojmë me të gjitha mjetet korrupsionin dhe kështu, do të kujdesemi për zhvillimin ekonomik të vendit tonë”.

Më Shumë

Zbulohet një intervistë e humbur prej 50 vitesh me John Lennon: Frika nga përgjimet, albumet dhe jeta në Dakota Building

Një intervistë e humbur prej kohësh me John Lennon, e realizuar 50 vjet më parë dhe e rizbuluar rishtazi në një bodrum, po transmetohet...

Lahutari shqiptar përballë studiuesit të Harvardit – Salih Uglla (Uglanini) në koleksionin e Millman Parry-t

Shkruan: Msc. Enver Sulaj, Prizren Në një ekspeditë mbledhëse - hulumtuese të realizuar në vitet 1934-1935 të shekullit të kaluar, Universiteti i Harvardit ka krijuar...

Lajmet e Fundit