3.3 C
Prizren
E shtunë, 21 Dhjetor, 2024

Kryeministri Kurti vizitoi sot fabrikën e Frutex/Golden Eagle në Suharekë

Vazhdën e vizitave nëpër biznese vendore, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, e kanë vazhduar sot edhe tek fabrika e Frutex/Golden Eagle, me pronar Shaqir Palushi, në komunën e Suharekës, që përkon edhe me rastin e lëshimit në punë të linjës së re të prodhimit të kësaj fabrike.

Kryeministri Kurti përgëzoi pronarin dhe punëtorët për shtimin e eksportit në shtatë muajt e parë të këtij viti krahasuar me shtatë mujorin e vitit të kaluar për 35 për qind.

‘’Përderisa eksporti është rritur për 35 për qind krahasuar me 1 janarin e këtij viti, kemi edhe rritje të punësimit për 28 për qind. Me 1 janar të këtij viti i kanë pasur 272 punëtorë ndërkaq sot që po flasim i kanë 349 punëtorë’’, u shpreh ai.

Në këtë vizitë, e cila është e treta brenda javës që kryeministri Kurti po i realizon tek bizneset vendore, falënderoi të gjithë punëtorët për kontributin që po e bëjnë duke i inkurajuar edhe bizneset e tjera gjithandej Kosovës që të shohin të gjitha mundësitë për rritjen e pagës mesatare të punëtorëve.

Kryeministri bashkë me ministrin Murati, shprehën gatishmërinë dhe interesimin që bizneseve prodhuese të cilat e ndihmojnë shumë edhe fermerin e bujqësinë vendore, do t’iu gjenden pranë dhe t’i ndihmojnë.

Ndërsa, ministri i Financave, Punës dhe Trasfereve, Hekuran Murati, tha se është kënaqësi të shohim një linjë të tillë prodhimi që mund të shihet në çdo vend të zhvilluar evropian. “Sa na përket neve si qeveri siç e tha kryeministri jemi të gatshëm që të mbështesim të gjithë prodhuesit vendor, sidomos këta që tregojnë vullnet dhe gatishmëri që t’i kthejnë edhe komunitetit sidomos, dhe t’i mbështesim qoftë nga lënda e parë duke mbështetur bujqit dhe fermerët përmes subvencioneve, qoftë në investime dhe zgjerimin e kapaciteteve siç ka qenë Masa 2.1 apo edhe në mbështetjen e zhvillimit dhe resurseve humane dhe rritjes së punësimit, siç është masa me “Superpunën” dhe masat tjera që kanë të bëjnë me punësimin e të rinjve, grave dhe të gjithë personave të tjerë pra që kërkojnë vende pune”, tha ministri Murati.

Deklarimi i plotë i kryeministrit:

Atëherë jemi këtu te fabrika e prodhimit të lëngut natyral qind për qind të pijeve energjike Golden Eagle, të pijeve freskuese Relax, me pronarin Shaqir Palushin, me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Muratin, me teknologen e prodhimit, Arditën, me drejtoren e marketingut Agnesën, me rastin e lëshimit në punë të linjës së re të prodhimit të kësaj fabrike e cila i ka 349 punëtorë pra bëhet fjalë për një ndërmarrje që nuk është as e vogël as e mesme por është ndërmarrje e madhe dhe që vitin e ardhshëm e shënon 30 vjetorin e saj. Në anën tjetër e përgëzuam pronarin dhe gjithashtu punëtorët për shtimin e eksportit në shtatë muajt e parë të këtij viti krahasuar me shtatë mujorin e vitit të kaluar për 35 për qind. Përderisa eksporti është rritur për 35 për qind krahasuar me 1 janarin e këtij vitit kemi edhe rritje të punësimit për 28 pr qind. Me 1 janar të këtij viti i kanë pasur 272 punëtorë ndërkaq sot që po flasim i kanë 349 punëtorë.

Teknologjia është moderne, automatike, robotike, është një teknologji 90% nga Gjermania ndërkaq pjesa tjetër nga Sllovenia dhe Italia. Janë përfitues edhe të maksimumit të subvencionit të kredisë për dy kreditë investive të cilat i kanë marrë. Njëra për prodhimin e paketimit të ajvarit, marmelatës edhe keqap-it ndërkaq, tjetra për pijet freskuese dhe energjike

E falënderojmë për mikpritjen e përzemërt Shaqir Palushin, i falënderojmë të gjithë punëtorët për kontributin që po e bëjnë dhe i inkurajojmë edhe bizneset e tjera gjithandej Kosovës që të shohin të gjitha mundësitë për rritjen e pagës mesatare të punëtorëve, konkretisht krahasuar me fillim vitin paga mesatare këtu është rritur nga 620 euro në 730 euro, që është inkurajuese për ekonominë e Kosovës në përgjithësi.

Bashkë me ministrin Murati, ne shprehëm gatishmërinë dhe interesimin tonë që bizneseve prodhuese të cilat e ndihmojnë shumë edhe fermerin e bujqësinë tonë meqenëse janë përafërsisht 100 fermerë të cilët kanë kontrata pune me këtë fabrikë, këtu jemi pranë dhe t’i ndihmojmë me çfarë mundemi e dimë.

Më Shumë

Vlerat e urave të Prizrenit shpalosen me publikime të ndryshme

Vlerat e urave të Prizrenit janë shpalosur përmes publikimeve të shoqërisë civile, por edhe të autoriteteve komunale.   Organizata joqeveritare “EC Ma Ndryshe” të hënën ka...

Fest 63 – Mbyllet nata e parë! Spektakël, mesazhe të fuqishme sociale. Publikohet juria

Nata e parë e Festivalit të 63të të këngës në RTSH, ka ulur perden, pasi për afro 3 orë e 30 minuta Fest 63 shfaqi...

Lajmet e Fundit