3.9 C
Prizren
E premte, 1 Maj, 2026

Kryeministri raporton të enjten në Kuvend

isa mustafa ne kuvendKryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, nëpërmjet një shkrese dërguar kryeparlamentarit Kadri Veseli, ka shprehur gatishmërinë për të raportuar në Kuvend për rezultatet e takimit të parë në Bruksel me kryeministrin serb, Aleksandër Vucic në kuadër të dialogut për normalizim të marrëdhënieve në mes të dy shteteve.

Shefi i grupit parlamentar i LDK-së, Ismet Beqiri, e ka mirëpritur gatishmërinë e kryeministri Mustafa për të raportuar në Kuvend për çështjen e dialogut me Serbinë.

“Gatishmëria e kryeministrit për të raportuar për dialogun është dëshmi se ai dëshiron të jetë transparent se çfarë do të bisedohet, duke përfshirë edhe në të ardhmen. Ne si LDK, edhe sa kemi qenë në opozitë, kemi kërkuar të ketë transparencë të bisedimeve. Edhe tani kërkojmë dhe insistojmë që transparenca e këtij procesi të jetë faktike”, ka deklaruar Beqiri, duke mos e përjashtuar mundësinë që Mustafa të raportojë të enjten në Kuvend për takimin e parë të dialogut.

“Nëse përfundojnë bisedimet, ai që të enjten ka shprehur gatishmëri të raportojë në Kuvendin e Kosovës. Isa Mustafa nuk ka qenë kundër bisedimeve. Ne gjithherë kemi qenë pro dialogut. Por, ne mendojmë se ky dialog gradualisht duhet të kornizohet, pse jo edhe të afatizohet”, ka thënë Beqiri.

Më Shumë

Kohë lufte

Enver Sulaj Sa të bukura janë fjalët Sa të trishtueshme dhembjet Kur sytë ke mbyllur E mbi kokë të rrinë engjëjt. Nuk është kjo jeta e ëndrrave As pikëshikimi i...

Ndahet nga jeta mësuesi Fejzullah Duraku nga Krusha e Madhe

Ka ndërruar jetë mësuesi i njohur dhe i përkushtuar Fejzullah Duraku nga Krusha e Madhe, duke lënë pas një kontribut të çmuar në arsim...

Lajmet e Fundit