Kryeprokurori i Prizrenit takohet me ambasadorin britanik, Ruairi O’Connell

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Admir Shala, ka pritur ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Ruairi O’Connell, me ç’rast ka diskutuar për gjendjen e sigurisë në qytetin e Prizrenit dhe sfidat për parandalimin dhe luftimin e krimit.

Kryeprokurori Shala falënderoi ambasadorin O’Connell për mbështetjen e pakursyer që Britania e Madhe i ka dhënë në vazhdimësi Kosovës dhe sistemit të saj të drejtësisë.

Nga ana tjetër, ambasadori O’Connell falënderoi kryeprokurorin për përkushtimin e tij dhe të institucioneve të zbatimit të ligjit për të siguruar një ambient të sigurt në qytetin e Prizrenit, me ç’rast përshëndeti përpjekjet dhe angazhimet e kësaj prokurorie për zbulimin dhe kapjen e menjëhershme të të dyshuarit për ngacmim seksual të një shtetaseje të huaj në Prizren./Indeksonline/

Më Shumë

Arrestohet një i dënuar me një vit burg për ngacmim në Prizren

Është arrestuar i dënuar për ngacmim M.P. nga Prizreni. Ai ka qenë në kërkim pasi ishte dënuar një (1) vit burg efektiv me vendim...

Prizreni vazhdon mbështetjen për viktimat e dhunës, nënshkruhet Memorandumi i Mirëbesimit

Komuna e Prizrenit ka nënshkruar sot Memorandumin e Mirëbesimit me Qendrën për Strehimin e Grave dhe Fëmijëve në Prizren, duke vazhduar mbështetjen institucionale për...

Lajmet e Fundit