-3.2 C
Prizren
E martë, 13 Janar, 2026

Kryeshefi ekzekutiv: Nuk pati shpërthim zjarri në objektin e Telekomit të Kosovës

Gjatë ditës u raportua objekti i Telekomit të Kosovës që ndodhet në Lagjen Dardania në kryeqytet është përfshirë nga zjarri.

Një gjë të tillë e ka demantuar vet drejtori i këtij institucioni, Bedri Istrefi. Ai ka thënë se Telekomi i Kosovës është duke funksionuar normalisht pa asnjë pengesë a vështirësi dhe se qytetarët s’duhet të shqetësohen.

“Nuk ka zjarr në Postën as Telekomin e Kosovës. Gjithçka është në rregull dhe demantojmë lajmin për gjoja “shpërthimin e zjarrit në Postën e Kosovës”.

Sipas orarit dhe detyrave të punës, punonjësit dhe zyrtarët e Telekomit janë në vendin e vet të punës dhe nuk ka kurrfarë zjarri në objektin apo zyrat e Telekomit.

Telekomi i Kosovës është duke funksionuar normalisht, pa asnjë pengesë apo vështirësi. Qytetarët nuk duhet të kenë asnjë lloj shqetësimi për këtë informatë të pasaktë të lansuar me qëllime të caktuara.

Ftojmë mediat që para çdo emetimi të lajmit, të marrin informata të sakta dhe zyrtare nga përgjegjësit për komunikim në Telekom, të cilët janë në dispozicion 24 orë çdo ditë të javës, për të konfirmuar çfarëdo shqetësimi para publikimit, për hir të informimit të saktë dhe objektiv”, ka shkruar Istrefi.

Më Shumë

Avokati Yll Zekaj: 35 të ndaluarit po mbahen pa vendim pas skadimit të afatit ligjor

Avokati Yll Zekaj ka reaguar sot lidhur me mbajtjen e 35 të ndaluarve në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan, në kuadër të rastit që...

10 mijë euro dëme, banori nga Malisheva ankohet se komuna nuk i vizitoi

10 mijë euro dëme po llogarit që ka njëri nga banorët në fshatin Carallukë, të Malishevës. E nga komuna thotë se nuk i kanë...

Lajmet e Fundit