Kryetari Begaj priti në takim ambasadorin e Shqipërisë, Qemal Minxhozi

Sot në Malishevë, ka qëndruar Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, i cili është pritur nga Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj. Kjo vizitë kishte karakter pune, përkatësisht bashkëpunimin në mes të Komunës së Malishevës dhe qyteteve në Shqipëri, në fushën e kulturës dhe organizimeve të përbashkëta me Ambasadën e Shqipërisë në Kosovë.

Begaj dhe Minxhozi, u dakorduan për zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta në mes Komunës së Malishevës dhe Ambasadës Shqiptare, për data dhe për ngjarje me rëndësi historike dhe kulturore, me qëllim të thellimit të bashkëpunimit, pasi jemi një popull dhe kemi një kulturë të përbashkët.

Kryetari Begaj, shprehi gatishmërinë e plotë të Komunës së Malishevës, me qëllim të thellimit të bashkëpunimit dhe të zhvillimit të aktiviteteve të përbashkëta, në të gjitha fushat e jetës dhe të shkëmbejmë përvojat me të gjitha qytetet në Shqipëri.

Më Shumë

Rahoveci vazhdon mbështetjen e fermerëve me pleh artificial

Komuna e Rahovecit ka nisur shpërndarjen e plehut artificial për përfituesit e fazës së dytë të programit komunal të mbështetjes për fermerët. Sipas njoftimit të...

Policia shqiptoi mbi 2100 gjoba komunikacioni në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 2173 gjoba për kundërvajtje në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë raportuar 28 aksidente komunikacioni me...

Lajmet e Fundit