12.7 C
Prizren
E martë, 13 Maj, 2025

Kryetari i Drinit të Bardhë:Suksesi ynë është zemra dhe shpirti i Hasit

Klubi Futbollistik Drini i Bardhë nga Hasi ka shkruar histori, duke u shpallur kampion në Ligën e Tretë të Kosovës për sezonin 2024-25.

Ky sukses i jashtëzakonshëm është përshëndetur me emocione të mëdha nga kryetari i klubit, Mustafë Totaj, i cili vlerësoi arritjen si rezultat i punës kolektive dhe përkushtimit të palëkundur.

“Në emrin tim dhe të klubit tonë, kam nderin dhe kënaqësinë t’ju uroj nga zemra triumfin historik: fituesin e titullit kampion në Ligën e Tretë të Kosovës për sezonin 2024-25”, tha Totaj.

Pizzeria “FAMIGLIA 1” në Prizren shpall konkurs për picamenë dhe kamarierë/e

Ai theksoi se ky sukses nuk është meritë e një individi, por fryt i përbashkët i përpjekjeve të gjithë atyre që kanë kontribuar për klubin.

“Ky sukses është rezultat i punës së palodhshme të shumë njerëzve që i dhanë zemrën këtij klubi. Padyshim se ky është një sukses i përbashkët!”

Totaj shprehu mirënjohje të veçantë për lojtarët, stafin teknik, donatorët dhe tifozët besnikë.

“Lojtarët tanë dhanë maksimumin në fushë dhe na bënë krenarë, trajnerët treguan profesionalizëm dhe përkushtim të jashtëzakonshëm, donatorët ishin gjithmonë pranë nesh me mbështetje të vazhdueshme, ndërsa tifozët tanë – shtylla jonë morale gjatë gjithë sezonit – meritonin këtë titull po aq sa çdo kush tjetër”, theksoi Totaj.

Kryetari i klubit e përmbylli mesazhin e tij me një thirrje shprese për të ardhmen.

“Ky titull është dëshmi e bashkimit, punës dhe shpirtit sportiv që ekziston në Has. Suksesi i KF Drini i Bardhë është krenari për të gjithë ne! Na priftë e mbara edhe në Ligën e Dytë!”/PrizrenPress.com/

MARKETING

Më Shumë

Mallorca e di se ëndrra për Europë do të shuhet nëse nuk fiton sonte – rikthehet titullar Vedat Muriqi

Mallorca e ka të qartë se ëndrra për të rikthyer futbollin europian pas 22 vitesh do të shuhet, nëse nuk arrijnë të ndalin urgjentisht...

Vritet një person me armë zjarri në Has

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e së mërkurës në fshatin Pla të qytetit Hasit. Sipas policisë së shtetit, Y. J., 41 vjeç,...

Lajmet e Fundit