Kryetari i Malishevës: 15 rastet e reja me koronavirus janë familjarë mes vete

Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, ka përsëritur apelin që qytetarët të kenë kujdes.

Begaj për Klan Kosovën ka treguar se të gjithë rastet e reja janë familjarë mes vete.

“Të gjithë rastet e reja janë familjarë, 15 tani dhe 5 të tjerë janë familjarë mes vete”.

Po ashtu Begaj deklaroi se do marrë vendim për mbylljen e të gjitha dyqaneve pos barnatoreve dhe marketeve.

“Të gjitha veprimtaritë tjera do të pushojnë pos marketeve, barnatoreve dhe barnatoreve bujqësore”.

Begaj mes tjera tregoi se në Malishevë janë duke u dërguar donacione të ndryshme.

“Dje kanë ardh ndihma, kanë kujdes të shtuar për Malishevën”.

Begaj poashtu deklaroi se malishevasit janë besimtar dhe nuk frikësohen por bëri apel që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të kenë kujdes të shtuar.

Më Shumë

Incident afër mesnatës në Prizren – 15-vjeçarja pështyn dhe godet me shqelm zyrtarin policor

Një 15-vjeçare është dërguar për 24 orë në mbajtje pasi dyshohet për sulm ndaj një zyrtari policor në Prizren. E dyshuara është arrestuar pak para...

Shtrenjtohen kurbanet në Prizren – deri në 600 euro dashi i madh

Me afrimin e festës së Kurban Bajrami, qytetarët në Kosovë po përballen me çmime më të larta për sigurimin e kurbaneve këtë vit. Në tregut...

Lajmet e Fundit