Kryetari i Prizrenit uron komunitetin turk për ditën e tyre

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka uruar komunitetin turk në Kosovë për Ditën e Sovranitetit Kombëtar dhe Festën e Fëmijëve të tyre, raporton PrizrenPress

“Sot më 23 Prill komuniteti turk në Republikën e Kosovës festojnë ditën e tyre, të gjithë qytetarëve të komunitetit turk i uroj nga thellësia e zemrës për ditën e tyre. Poashtu, Republika e Turqisë sot ka festë kombëtare, populli mik turk sot festojnë Ditën e Sovranitetit Kombëtar dhe Festën e Fëmijëve”, thuhet në urimin e tij.

“Bashkëjetesa mes komuniteteve diverse në Prizren është vlerë e shtuar e qytetit tonë, prandaj sot festojmë dhe gëzojmë bashkë me komunitetin turk që jetojnë në Kosovë. Urimet më të sinqerta për ju!”. / PrizrenPress.com

May be an image of text

Më Shumë

“Rock & Blues Music Festival” rikthehet me edicionin e katërt në Prizren

Prizreni do të jetë sërish qendra e adhuruesve të muzikës “Rock & Blues”. Kjo pasi që nga 3 deri më 5 korrik do të mbahet...

Personi që goditi me veturë për vdekje policin në kufi është 28-vjeçar

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në afërsi të pikë-kalimit kufitar në Vërmicë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasojë vdekjen e...

Lajmet e Fundit