Prizren, shënohet Dita Botërore e Librit

Me performancë publike të leximit nga Sheshi i Lidhjes deri te Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, u shënua 23 Prilli – Dita Botërore e Librit dhe të drejtave të autorit, raporton PrizrenPress

Me iniciativë të Rrjetit të Organizatave Rinore – Prizren, u mblodhën shumë të rinj e të reja në mesin e tyre dhe studentë të Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren, të cilët i mobilizojë Parlamenti Studentor.

Organizatorët theksuan se qëllimi i kësaj performance është të rrisin vetëdijen për rëndësinë e leximit dhe të shpërndajnë kulturën e leximit në qytetin e Prizrenit.

Me këtë rast u shkëmbyen libra mes pjesëmarrësve dhe një numër i librave ju dhurua Bibliotekës së Hapur në Kampusin e Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren. /PrizrenPress.com/

May be an image of 7 people, people standing, people sitting and outdoors

May be an image of 8 people, people sitting and outdoors

May be an image of 6 people and outdoors

Më Shumë

Arrestohet shoferi nga Shqipëria pas vdekjes së policit në kufi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e policit Rexhep Gashit në Pikën Kufitare të Vërmicës, i cili dyshohet se është goditur...

Drejtoresha e Arsimit në Prizren ngushëllon familjen Shoshaj

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prizrenit, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka shprehur ngushëllime për familjen Shoshaj pas ndarjes nga jeta të Shefit të Arsimit, Elbasan...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit