10 C
Prizren
E mërkurë, 24 Dhjetor, 2025

Kryetari i Rahovecit përkujton dëshmorët Visar Hoti dhe Safet Latifi

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka përkujtuar dëshmorët e kombit, Visar Hoti dhe Safet Latifi, në 23-vjetorin e rënies.

Ai ka thënë se në kohën kur Kosova kishte nevojë më së shumti, këta dëshmorë kapën armët dhe luftuan kundër pushtuesit.

“Historinë e re të luftës së gjatë për çlirim nga zgjedha e robërisë sllave, e shkruan me përpjekje të mundimshme, me guxim dhe pa ngurrime, djemtë e ri të brezit të luftëtarëve që nuk kursyen, as mundin, as jetën dhe as gjakun, për liri. Është brezi i Visarit, Safetit e shokëve të tyre, të cilët ishin të përcaktuar që me armë në dorë të luftojnë kundër pushtuesve të cilët kishin epërsinë e madhe si në pajisje edhe në armatime, për të na mbajtur nën zgjedhë. Brezi i Visarit dhe Safetit, Sahitit, Naserit, Lulit, më herët i Jahës e i Shkelzenit e shokëve të tyre, kishin ëndrrat dhe planet e tyre, por ata u përcaktuan deri në fund të ecin rrugës për ta bërë realitet çlirimin – toka të bëhet e lirë e shqiptarët e këtij nënqielli të jetojnë, të ëndrrojnë, të punojnë e të ndërtojnë jetën e tyre, pa frikën e kërcënimit nga pushtuesi”, ka thënë kryetari Latifi.

Më Shumë

Gjeraj merr sërish çmimin “Trajner i Dalluar”

Trajneri i Drinit të Bardhë, Robert Gjeraj, është nderuar për të dytin vit radhazi me çmimin “Trajner i Dalluar” nga Komuna e Prizrenit, duke...

Gjendje e rënduar energjetike në Prizren, digjen trafo

Prizreni vazhdon të përballet me krizë energjetike.   Mbrëmjen e së martës, si pasojë e mbingarkesës përkundër intervenimeve në disa zona, në lagjet “Bajram Curri” dhe...

Lajmet e Fundit