17.4 C
Prizren
E diel, 5 Prill, 2026

Kryetari i shkollave

Jo të gjithë e dinë se kryetari i Malishevës ka një statistikë interesante të qeverisjes së tij.

Në komunën qëndrore të Kosovës ai ka arritur që për gjashtë vjet, t’i bëjë 18 objekte shkollash, ndërsa edhe tre të tjera i ka në procedurë.

Ragip Begaj është kryetari me më së shumti shkolla të ndërtuara gjatë qeverisjes.

Të gjitha thotë se i ka bërë për shkak të nevojës që ka pasur komuna.

Në intervistën profil për Ballkani.info, Begaj ka thënë se nuk kënaqet për shkollat.

“Ndjej shumë përgjegjësi në punën time e më pak kënaqësi”, ka thënë ai.

“Ditët i kaloj çdo herë me angazhime pa pasur pushim as ditëve të vikendit, orari i punës fillon çdo ditë para orës 8-të dhe mbaron diku pas orës 19-të.Edhe pse kam bërë bukur do vite punë, e lus Zotin të më japë shëndet dhe t’ju shërbej qytetarëve për besimin e dhënë. Telefoni im është në dispozicion 24 orë, për të gjithë ata që kanë nevojë”, ka shtuar Begaj.

Ai ka pesë fëmijë dhe është gjysh ndërsa arritjet e fëmijëve dhe bashkëshortes e bëjnë krenar.

E duke qenë nga Malisheva, rapsodët e asaj ane e shoqërojnë Begajn gjatë udhëtimëve kur dëgjon muzikë.

Atij i ka rënë që të përballet edhe me rriqra.

“Kam pasur fat gjatë mandatit tim që kemi mposhtur këtë dukuri negative mjaft shqetësuese për qytetarët tanë, nga kjo problematikë qytetarët e Malishevës kan pasur 18 humbje jetësh mirëpo me angazhimin e të gjithëve, kemi arritur që edhe kjo situatë të tejkalohet. Nuk garantoj që s’do përsëritet kurrë, mirëpo do të punojmë që mos të kemi probleme pasi që kemi mobilizim të mjaftueshëm dhe rënie të pickimeve.Kam pasur fatin që mos të kem ndonjë pickim më herët, mirëpo s’do thotë që s’mund të pickohem, ka kohë ende”, ka thënë Begaj. /Ballkani.info

Më Shumë

Themelohet Grupi Joformal i Grave Asambleiste në Dragash

Në Kuvendin e Komunës së Dragashit është themeluar dje Grupi Joformal i Grave Asambleiste, në një takim të organizuar me mbështetjen e OSBE-së. Në këtë...

Shishko përgëzon Junior 06 pas sukseseve në U14 dhe U16

Drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS) në Prizren, Ajlin Shishko, ka përgëzuar klubin e basketbollit Junior 06 për rezultatet e arritura...

Lajmet e Fundit