14.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

Kryeziu: S’do të na përsëritet 2010-ta! 8 qershori për një imazh ndryshe!

IsmetKryeziu-KDINjëri nga njerëzit që më së shumti është marrë me procese zgjedhore në Kosovë, pa dyshim që është drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu. Edhe në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 8 qershorit, ai pritet të jetë në krye të koalicionit të organizatave jo-qeveritare, të quajtura Demokracia në Veprim, që detyrë kryesore do ta kenë monitorimin e mbarëvajtjes së zgjedhjeve të së dielës.

Ismet Kryeziu e ka dhënë një intervistë për Gazetën Blic, ku shprehet i bindur se nuk do të na përsëritet viti 2010, kur në Kosovë pati vjedhje aq të madhe të votave, saqë ndërkombëtarët e quajtën edhe si vjedhje industriale të votave. Ai është i bindur se më 8 qershor nuk do të na përsëritet 2010-ta. Kryeziu është i bindur se më 8 qershor do të ketë një proces zgjedhor demokratik, i cili do t’i krijoj Kosovës një imazh të mirë ndërkombëtarë.

Ismet Kryeziu ka folur edhe për punën që po e bënë Demokracia në Veprim. Ai ka bërë të ditur se ky koalicion i OJQ-ve të dielën do të ketë vëzhgues anekënd vendit për votë të lira dhe numërim të saktë.

Fushata kishte elemente të reja

Gazeta Blic: Si e vlerësoni fushatën elektorale të partive politike?

Ismet Kryeziu: Partitë politike kanë ofruar elemente të reja nga fushatat paraprake për nga dukja vizuale por jo dhe nga përmbajtja. Disa sosh nuk kanë arritur të kenë programe të mirëfillta, vazhdojnë t’i keqpërdorin resurset shtetërore, jepen premtime jo reale dhe që shkojnë përtej kapaciteteve ekonomike e sociale qe mund te ketë qeveria e ardhshme.

Gazeta Blic: Në zgjedhjet e fundit parlamentare ka pasur keqpërdorime të mëdha të votave, madje edhe vjedhje industriale të votave. Mund të në përsëritet 2010?

Ismet Kryeziu: Angazhimi i institucioneve të drejtësisë shoqërisë civile dhe mesazhet e qarta të partnerëve ndërkombëtar për zgjedhje të drejta dhe të lira mendoj se kanë arritur të riparojnë imazhin e Kosovës në zgjedhjet e vitit 2013. Prandaj, konsideroi se ky angazhim i të gjithë akterëve nuk do të lejojë që zgjedhjet të dëmtojnë këto standarde.

Pres një diskurs të ri të funksionimit të demokracisë

Gazeta Blic: Çka prisni nga këto zgjedhje? A mund të priten ndryshime që mund të shkojnë në të mirë të demokracisë në vend?

Ismet Kryeziu: Zgjedhjet e lira dhe të drejta, janë indikatori dhe pika referuese për nivelin e demokracisë së një shteti. Pres që institucionet, partitë politike dhe e gjithë shoqëria të jenë të angazhuar për të dhënë një kahe dhe një diskurs të ri funksionimit të demokracisë, sundimit të ligjit dhe legjitimitetit politik e juridik.

Gazeta Blic: Çka po bënë Demokracia në Veprim që të parandaloj abuzimin e mundshëm në ditën e votimit?

Ismet Kryeziu: Demokracia në Veprim ka të angazhuar vëzhgues në të gjitha vendvotimet dhe është në bashkëpunim të ngushtë dhe me akterë tjerë nga shoqëria civile e nga institucionet e drejtësisë për të dhënë kontributin e vetë që vota e 8 qershorit të jetë e lirë dhe e numëruar saktë.

Më Shumë

Zvicra fiton Eurovisionin

Zvicra me këngëtarin “Nemo” duke bërë që të triumfojë në këtë edicion të Eurovizionit. Ndërsa vendi që mori zero pikë nga publiku ishte Mbretëria...

Askush përveç vetes sonë nuk mund të na lirojë mendjen

Thënie nga Bob Marley – “E vërteta është se çdo njeri do t’ju lëndojë; ju thjesht duhet ta gjeni personin për të cilin ia vlen...

Lajmet e Fundit