3.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Kthehet në atdhe Thesari i Trashëgimisë

Thesari i TrashëgimisëRreth 260 objekte, pjesë e thesarit të trashëgimisë kulturore shqiptare, që u ekspozuan në Romë, Torino e Prishtinë, janë kthyer në atdhe. Pas një viti ‘emigrimi’, ato kanë mbërritur në Tiranë në datën 17 tetor dhe janë shpërndarë nëpër muzetë nga ishin marrë, në datën 18 tetor.

Spiro Nika, specialist i Institutit të Monumenteve të Kulturës, pjesë e grupit të shoqërimit të tyre, tregon për “GSH” se objektet me vlera unikale, janë dorëzuar nëpër muzetë që iu takonin, siç ishin marrë. Epitafi i Gllavenicës, Thesari i Korbit, ikona të Onufrit dhe objekte arkeologjike të shumta qenë pjesë e këtij thesari. Ndërkaq, punonjës të muzeve ku aktualisht janë objektet konfirmojnë ardhjen e tyre në gjendje të mirë, dhe flasin për dëmtime fare të lehta të ndonjë syresh, dëm që mund të jetë pësuar gjatë transportit.

EKSPOZITA

Në nëntor të 2012-ës, Ministria e Kulturës dërgoi një ekspozitë të quajtur “Rrënjët e Shqipërisë” (“I tesori del patrimonio culturale albanese”) për ekspozim në Muzeun Arkeologjik në Romë (Vittoriano), prej 21 nëntorit 2012 deri më 6 janar 2013. Më tej, ekspozita qëndroi në Torino (Palazzo Madama), prej 23 janarit deri në 7 prill 2013. Më pas, thesari u nis drejt Prishtinës për të qëndruar deri në mes të tetorit. E gjitha kjo shkaktoi debat në Tiranë, pasi shteti nxori jashtë vendit objektet e veta më të vyera (Epitafi i Gllavenicës, viti 1373, që në vitin 1974 u kërkua nga Franca për një vlerë prej 2.4 milionë $), e mbi të gjitha, drejt Kosovës ai u dërgua pa pasur as siguracion, sikundër procedohet në raste të tilla, dhe siç në fakt me të njëjtën ekspozitë për ‘udhëtimin’ e saj italian.

KTHIMI

Spiro Nika, nuk do të flasë për çështjen e siguracionit të munguar. “Unë jam marrë me mbledhjen e objekteve nga muzetë. Siç i morëm, i dorëzuam, të gjitha në gjendjen që kishin. Është bërë një punë e madhe dhe objektet janë dorëzuar duke u kontrolluar nga specialistë për origjinalitetin dhe gjendjen e tyre”,  thotë ai.

Ndërkaq, Nika Sqaron se transportimi i tyre është shoqëruar me eskorta policie gjatë gjithë rrugës, si në Shqipëri, edhe në Kosovë.

“Transportimi i tyre nga Tirana për në Prishtinë, është bërë me makina ushtrie. Edhe gjatë shpërndarjes nëpër muzetë e Shqipërisë, jemi shoqëruar nga 17 patrulla policie. Ato ishin marrë nga Muzeu i Butrintit, Muzeu Arkeologjik i Durrësit, ai i Shkodrës, Muzeu Mesjetar i Korçës dhe Muzeu i “Onufrit” në Berat. “Kishim rreth 20 ikona, Epitafin e Gllavenicës, objekte arkeologjike dhe për shembull ornamente prej floriri që shoqërojë sakëmet mortore”, tregon ai.

Më Shumë

Ylli fiton duelin e parë gjysmëfinal në ‘Karagaçi’

Golden Eagle Ylli ka fituar duelin e parë gjysmëfinal, duke mundur Pejën si mysafir me rezultat 84:87 (22:23, 19:19, 30:15, 13:30). Kampionët kishin epërsi deri...

Mourinho mund të jetë zëvendësues i Kloppit në Liverpool

Të zëvendësosh Jurgen Kloppin nuk është aspak e lehtë, trashëgimia që tekniku gjerman ka lënë në Liverpool është shumë e madhe, por tifozët e...

Lajmet e Fundit