Kthen në bibliotekë librin e marrë para 80 vjetësh

Zyrtarët nga një bibliotekë e Ontario thanë se një libër i kthyer së fundmi ishte vonuar për 80 vjet, shkruan faqja e internetit notizie.it.

Biblioteka ”Fergus” tha se një kopje e ”Martin Chuzzlewit” të autorit Charles Dickens u kthye kohët e fundit nga një person anonim.

Zyrtarët e bibliotekës thanë se ata nuk kanë regjistrime të librit, por ai ka një etiketë me emrin e bibliotekës brenda kopertinës, duke e sugjeruar mund të ketë qenë nga koleksioni origjinal i vitit 1900.

Zyrtarët thanë se nuk ishin të sigurt se kur libri u huazua për herë të fundit.

 

“Ne mendojmë se është midis 100 dhe 50 vjet më parë”, u tha gazetarëve kreu i bibliotekës, Rebecca Hine.

Hine tha se ka të dhëna të tjera që mund të gjenden në libër. ”Nuk kemi në plan të gjejmë personin që e huazoi librin”, thanë zyrtarët. “Është vërtet e mrekullueshme të kesh këtë lloj lidhje me të kaluarën dhe me komunitetin. Shumë nga ne adhuruesit e librit mendojmë se është vërtet bukur të kesh një libër të vjetër”, theksuan ata.

Më Shumë

Ekzekutohen pagesat prej 100 eurosh për studentët

Ministri në deryrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se sot është realizuar ekzekutimi i pagesave për studentët përfitues në kuadër të Pakos për Përballje...

Kryeprokurori i Prizrenit priti në takim pune përfaqësues të Ambasadës Britanike

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren,Petrit Kryeziu, priti sot në takim përfaqësues nga Ambasada Britanike, Alan Edwards, mentor për Ekipet e Përbashkëta Hetimore (JIT),...

Lajmet e Fundit