Isa Mustafa, kryeministër i ri i Kosovës

isa mustafa 3Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, do të jetë kryeministri i ardhshëm i Republikës së Kosovës.
Kështu kanë bërë të ditur burime brenda takimit që po zhvillohet ndërmjet Hashim Thaçit me bashkëpunëtorë dhe Isa Mustafës me bashkëpunëtorët e tij.

“Isa Mustafa do të jetë kryeministër i vendit”, ka thënë ky burim i Gazetës Blic.

Lidhja Demokratike e Kosovës, përpos kryeministrit, do të marrë edhe një nga dikasteret më të rëndësishme qeveritare në Kosovë.

Burime nga takimi që po zhvillohet ndërmjet liderëve të LDK-së dhe PDK-së, thekson Blic se Ministrinë e Punëve të Brendshme do ta udhëheq LDK-ja. Sipas këtij burimi, deri më tash janë dakorduar që përpos MPB-së LDK do të marrë edhe Ministrinë e Infrastrukturës.

Ndërkaq, PDK do të marrë zëvendëskryeministrin, Ministrinë e Drejtësisë, të Diasporës.

Ky burim ka thënë se deri më tani janë ndarë këto dikastere. /Gazeta Blic/

Më Shumë

E rëndë në Prizren: Një grua gjendet pa shenja jete në rrugë

Një grua është gjetur pa shenja jete në një rrugë në qytetin e Prizrenit. Siç bën të ditur policia në raportin 24-orësh, rasti është raportuar...

Hapet aplikimi për rreth 20 mijë maturantë për testin e Maturës Shtetërore

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar se ka filluar procesi i aplikimit për Provimin e Maturës Shtetërore për maturantët në të...

Lajmet e Fundit