0.3 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Kuçi: Mandati i EULEX-it duhet të përfundojë

Kuci-hajredin5-30Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi ka deklaruar se Qeveria e Kosovës kërkon përfundimin e mandatit të tanishëm të EULEX-it në qershor të vitit të ardhshëm. Në një intervistë për Deutche Welle, Kuçi ka thënë së Qeveria ka bërë një strategji qysh në vitin 2011, të cilën e ka prezantuar në Bruksel, pastaj ka bërë strategji edhe në vitin 2012, ndërsa tani kjo strategji është kompletuar dhe i është dërguar Kuvendit për miratim.

Qeveria e Kosovës dëshiron që EULEX-i të largohet nga Kosova në formën e bashkëpunimit e jo të dëbimit. Kështu është shprehur zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, sipas të cilit, strategjia e Qeverisë, ka për qëllim një tranzicion të lehtë.

“Strategjia ka për qëllim që ta bëjmë një tranzicion të lehtë, një tranzicion në koordinim bashkë me EULEX-in dhe me faktorët tjerë ndërkombëtarë dhe në mënyrë të bashkëpunimit, pra jo duke tentuar ta largojmë EULEX-in pa i plotësuar kapacitetet tona, por me një marrëveshje ashtu siç bëhet përparimi”, ka thënë Kuçi.

Në intervistën për Deutche Welle, Kuçi ka theksuar se me strategjinë e Kosovës për përfundimin e mandatit të EULEX-it është njohur edhe faktori ndërkombëtar dhe tani gjithçka është në fazën e negociimit.

Për hartimin e kësaj strategjie, ai ka thënë se Qeveria ka qenë e kujdesshme dhe është konsultuar me Kuvendin. Ndërkohë, rezolutën e Kuvendit e cilësoi si më të ashpër. Kuçi theksoi se edhe në letrën që presidentja Atifete Jahjaga i ka dërguar shefes së diplomacisë evropiane, Catherine Ashton në shtator të vitit të kaluar, parashikohet përfundimi i mandatit të EULEX-it, në qershor të vitit 2014, me një vlerësim paraprak.

“Jemi duke e bërë atë vlerësim, do ta bëjmë bashkërisht. Qëllimi ynë është që mandati i EULEX-it në qershor të vitit 2014 të përfundojë kështu siç është. Se si do të funksionojë më vonë, në formën e monitorimit, mentorimit apo këshillimit, kjo duhet të negociohet. Vendimet tona nuk do të jenë unilaterale, por do të merren në bazë të këshillimeve me Brukselin”, ka thënë ai.

I pyetur nëse arrestimet e pesë ish komandantëve të UÇK-së, të njohur si “Grupi i Drenicës”, kanë rritur ashpërsinë e qëndrimeve ndaj EULEX-it, Kuçi ka thënë se në momente të caktuara kjo ka influencime, por sipas tij, Qeveria nuk ndikohet prej tyre. Zëvendëskryeministri Kuçi theksoi se largimi i EULEX-it nga Kosova nuk nënkupton ikjen nga drejtësia, për askënd që ka rënë ndesh me ligjin.

Më Shumë

Narkotikë të fshehur në rroba, parandalohet kontrabanda në Qendrën e Paraburgimit në Prizren

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka parandaluar kontrabandën me substanca të dyshuara narkotike në Qendrën e Paraburgimit në Prizren. Sipas njoftimit thuhet se gjatë një vizite...

A është ky adresimi i Parashqevi Simakut?

Profili në facebook është i krijuar në emër të saj, më datë 16 dhjetor 2024. Në të, këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Parashqevi Simaku, e cila...

Lajmet e Fundit