Kuçi: Nëse neve nuk na jepet mandatari, i drejtohemi Kushtetueses

Kuci-hajredin5-30Hajredin Kuçi, nënkryetar i PDK-së ka thënë të mërkurën se do ta denoncojnë në Kushtetuese veprimin e mundshëm të presidentes Atifete Jahjaga për ta mandatuar jashtë PDK-së ndonjë kandidat për kryeministër.

Ai ka dhënë zotimin se ky subjekt politik do ta respektonte çfarëdo vendimi të Kushteteuses.

Po kështu, ai ka thënë se PDK-ja është e gatshme të shkohet në zgjedhje të reja të parakohshme, nëse dy herë radhazi dështon ta kalojë në Kuvend Qeverinë, transmeton koha.net.

Interpretimi që ai ka dhënë është se presidentja nuk ka të drejtë ta mandatojë kandidatin e mundshëm për kryeministër, të tri subjekteve në opozitë.

Më Shumë

Nesër i jepet lamtumira e fundit të riut nga Malisheva që vdiq në Itali

Nesër do të bëhet varrimi i të riut Miridon Sefer Krasniqi, i cili u mbyt derisa po lahej në një lumë në Orzinovi të...

Shtyhet seanca ndaj Ramadan Morinës, i akuzuar për krime lufte në Burim të Malishevës

Seanca gjyqësore ndaj Ramadan Morinës, i akuzuar për krime lufte në Malishevë, është shtyrë sot me kërkesë të mbrojtjes së tij. Avokati mbrojtës, Arianit Koci,...

Lajmet e Fundit