7.9 C
Prizren
E diel, 8 Shkurt, 2026

Kuçi: Nuk do të jem kandidat për Kryeministër

Kuci-hajredin5-30Partia Demokratike e Kosovës është në pritje të certifikimit të rezultateve nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe në pritje të interpretimit të Gjykatës Kushtetuese për çështjen e mandatarit për formimin e qeverisë së re të Kosovës. Kështu ka thënë për Gazetën Blic njeriu i dytë i PDK-së, Hajredin Kuçi.
“Jemi në pritje të certifikimit të rezultateve dhe në pritje të kushtetueses”, ka thënë Kuçi.

Sipas tij, pasi të ndodhin këto dy procese, PDK do të veprojë. Megjithatë, ai ka thënë se cilido qoftë interpretimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për çështjen e mandatarit për formimin e qeverisë, partia e tij do ta respektojë.

Ndërkohë që në medie është raportuar se Kuçi mund të jetë ndër pretendentët për kryeministër të ardhshëm të vendit, në rast se Gjykata Kushtetuese e vendit do t’ia njoh të drejtën vetëm PDK-së ta formoj qeverinë, por një gjë të tillë e ka mohuar vetë ai.

“As ndërmend nuk e kam”, ka thënë Kuçi për Gazetën Blic.

Pas zgjedhjeve të 8 qershorit, LDK, AAK dhe Nisma për Kosovën, me mbështetjen edhe të Lëvizjes Vetëvendosje, kanë arritur një marrëveshje për formimin e qeverisë së re të Kosovës, duke e lënë kështu në opozitë PDK-në e Hashim Thaçit, ndonëse kjo e fundit në zgjedhje doli si partia e parë me 30 për qind.

Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga duke mos dashur që vetë të marrë vendim se kënd ta nominoj për kryeministër, Hashim Thaçin apo Ramush Haradinajn, këtë çështje e ka dërguar për interpretim në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

Mësohet se gjatë kësaj jave Gjykata Kushtetuese e Kosovës do t’i përgjigjet Jahjagës në kërkesën e saj./Gazeta Blic/

Më Shumë

Heqja e kalldërmit shënon fillimin e një epoke të re në sheshin e ‘Shatërvanit’ në Prizren

Heqja e kalldrëmit të vjetër në zonën e “Kejit” në Shatërvan ka zgjuar interesim dhe diskutim të madh në opinionin publik. KLIKO VIDEON: https://www.facebook.com/reel/27684284817881954 Megjithatë, përtej nostalgjisë...

Vashat e Bashkimit shkëlqejnë në Tiranë

Vashat e Bashkimit kanë shënuar një fitore të thellë në udhëtim ndaj Partizanit, duke triumfuar me rezultat bindës 31:68 në kuadër të Ligës Unike...

Lajmet e Fundit