15.8 C
Prizren
E mërkurë, 30 Tetor, 2024

Kujtim Çoçaj: Ndryshimi po vjen në Prizren, me Nismën

Kandidati i Nismës për Kuvend të Prizrenit, Kujtim Çoçaj, fton qytetarët që të dielën të votojnë Nismën.

Ai, siguron se nëse e fiton besimin e qytetarëve, do t’i mbrojë dinjiteteshëm interesat e tyre.

“Unë ju siguroj se kam me i mbrojt interesat tuaja. Nuk ka rrugë tjetër. Prandaj, unë kërkoj mbështetjen tuaj. Një votë për mua, një e ardhme më e mirë për ju”, shkruan ai në Facebook.

Sipas tij, deri më tash qytetarët e Prizrenit, kanë qenë të braktisur nga pushteti.

Çoçaj në zgjedhje garon në listën e Nismës, dhe mban numrin 26.

 

Postimi i plotë në Facebook

Ndryshimi – i pashmangshëm në Prizren

Ndryshimi duhet dhe do të ndodhë në Prizren. Por, unë nuk jam për ndryshim që të ikë njëri dhe të vijë tjetri. Ndryshimi duhet të vijë për të zhvilluar qytetin, për të luftuar korrupsionin e nepotizmin realisht, e jo me fjalë.

Sot, populli i Prizrenit është i braktisur nga pushteti. Më i braktisuri e më i harruari është punëtori, bujku, fermeri, ndërmarrësi, rinia, studenti e pensionisti, që çdo ditë iu bëhet padrejtësi. Populli i Prizrenit është më i braktisuri, më i harruari në mungesë të shpresës dhe mundësisë për nesër.

Kjo braktisje mund dhe do të marr fund vetëm kur ne të bashkohemi dhe të shkarkojmë me votë pushtetin e qeveritarëve.

Ndryshimi po vjen, ndryshimi nuk do të ndalet. Me 22 tetor Prizreni do të zgjedhë, Prizreni do të flasë me zë të lartë. Prizreni i braktisur nuk do të jetë më i braktisur dhe i harruar por do t’i kthehet prizrenasve.

Këtë të diel ndryshimi i madh po vjen dhe qytetarët e Prizrenit do t’i besojnë kësaj here NISMA’s socialdemokrate si parti e vetme që ka një program të qartë, gjithëpërfshirës që iu jep shpresë qytetarëve. Me NISMA’n do të nis çdo gjë në rrugë të mbarë. Kjo do të thotë se me NISMA’n kthehet besimi në vendin tonë.

NISMA është parti që garanton liri, drejtësi, barazi sociale e solidaritet. NISMA do të jetë promotore e një qeverisjeje të mirë. Andaj ju bëj thirrje të gjithë banorëve të Komunës së Prizrenit të bashkohen me ne. Në fillim ishim më pak, sot jemi më shumë, së shpejti do të jemi shumë më shumë. Ne kemi nevojë për ju. Ne kemi nevojë për të gjithë qytetarët që e duan qytetin e lashtë dhe historik të tyre. NISMA me projektin socialdemokrat, është zëri i njerëzve të varfër. Jemi zëri i punëtorit e bujkut, i djemve dhe vajzave të reja të cilat kanë një ëndërr.

Unë ju siguroj se kam me i mbrojt interesat tuaja. NUK KA RRUGË TJETËR. Prandaj unë kërkoj mbështetjen tuaj. Një votë për mua, një e ardhme më e mirë për ju.

Koha është për NISMA’n socialdemokrate!

Më Shumë

Ndërroi jetë ish-luftëtari i UÇK-së, Isa Kafexholli

Ka ndërruar jetë ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Isa Kafexholli nga Malisheva. Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka prekur thellë bashkëluftëtarët dhe...

Vdes një 72-vjeçar në Prizren

Një 72-vjeçar, i identifikuar me inicialet B.K., ka ndërruar jetë në Prizren. Ekipi mjekësor konstatoi vdekjen e tij në vendin e ngjarjes, ndërsa policia ka...

Lajmet e Fundit